BSPSH mbështet PD në zgjedhjet e 25 qershorit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mbështet Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë në zgjedhjet e 25 qershorit. Në mbledhjen që u mbajt para tre ditësh, Këshilli Kombëtar vendosi që sindikatat të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhje. Presidenti i BSPSH, Gëzim Kalaja u shpreh se, ky vendim u mor për arsye se, programi i Partisë Demokratike është në interes të punonjësve për rritjen ekonomike dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Kalaja bëri të ditur se, BSPSH u dërgoi të gjitha partive politike një kërkesë për t’u njohur me programin elektoral, por vetëm Partia Demokratike ktheu përgjigje, duke dërguar programin të detajuar. Kalaja thotë se, Partia Demokratike ka një program dinjitoz dhe të besueshëm, ndaj ftoi të gjithë sindikalistët që të votojnë programin e PD. Ai tha se është mirëpritur vlerësimi që PD u bën pensionistëve për rritjen e pensioneve, si dhe ulja e taksave për biznesin dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të BSPSH mori pjesë edhe deputetit i PD, Gent Strazimiri. Strazimri përshëndeti sindikalistët në emër të kryetarit të PD. Lulzim Basha dhe vlerësoi misionin e BSPSH për mbrojtjen e interesave të punonjësve që në themelimin e saj në vitin 1991.

Artikulli paraprakLSI presion barinjve për kullotat, votoni Tavon të merrni kontratat
Artikulli tjetër41 punësime në kohë fushate, paditet Gjushi dhe Albpetroli