Breshëri plumbash drejt një banese në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Lushnjës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së Arjan Aliços, në lagjen ’18 tetori’. Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Drejt banesës është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi, por që nuk pati të lënduar. Nga plumbat nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
Në momentin që u qëllua me armë zjarri kallashnikov në banesë ndodhej Alma Aliço, bashkë me vajzën e saj. Paniku dhe frika ka kapur jo vetëm pronarët e banesës, por edhe banorët e zonës.
Kryefamiljari i familjes Aliço, në banesën e të cilit u qëllua me kallashnikov, ndodhet në burg për një ngjarje të vitit 2016. Ai njihet si njeri i Aldo Bares.

Artikulli paraprakEkstradimi i Nazer Seitit, Xhafaj kundër ministres së Drejtësisë
Artikulli tjetërDy të vdekur dhe 4 të plagosur në dy aksidente