Brahimi nuk luan për Kosovën

Mergim Brahimi nuk do të mund të luajë për Kosovën në miqësoren ndaj Ishujve Faro për shkak se më herët është aktivizuar me Shqipërinë dhe Zvicrën U21.
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë një lajm të keq para miqësores me Ishujt Faro, e cila luhet sonte në mbrëmje në Frankfurt.
Mërgim Brahimi nuk do të mund të luajë këtë ndeshje për shkak se me parë ishte pjesë e Shqipërisë dhe Zvicrës U21.
Po ashtu, Brahimi pasi ishte larguar nga Shqipëria, ku u grumbullua në vitin 2012 nga De Biasi për miqësoret me Katarin dhe Iranin, kishte bërë kërkesë që të luante me përfaqësuesen e Zvicrës.
Dhe, paraqitja e Brahimit me Përfaqësuesen e tretë, nuk mund të bëhet pa një kërkese tjetër zyrtare nga ana lojtarit.
Ndeshja ndaj Ishujve Faroe është e para e njohur zyrtarisht nga UEFA dhe FIFA dhe për këtë, do të duhet një kërkesë tjetër nga lojtari për t’u paraqitur me Kosovën.
Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë jashtë lojtarin për këtë ndeshje, duke mos rrezikuar asgjë në aspektin ligjor.
Brahimi ka zhvilluar ndeshje miqësore me Kosovën edhe me parë, duke shënuar dhe 2 gola në përballjen ndaj Guineas Ekuatoriale.

Artikulli paraprakCana largoi Gjimshitin?
Artikulli tjetërBehrami përgatitet kundër Shqipërisë