Bozgo: Do anullohen koncesionet për oligarkët, bizneset dhe qytetarët do paguajnë më pak

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo ka thënë se me platformën ekonomike të PD bizneset dhe qytetarët do çlirohen nga barra e taksave dhe burokracitë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Enno Bozdo u shpreh se platforma ekonomike do zbatohet sapo PD të vijë në pushtet dhe efekti do ndihet në 3 mujorin e parë të qeverisjes. Sipas Bozdos në këtë platformë përfshihet edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike dhe rimbursimi i TVSH.
“Programi do zbatohet sapo PD të vijë në pushtet. Ne kemi denoncuar të gjitha marrëveshjet koncesionare PPP, të cilat devijohen në 5 apo 10 persona të cilët quhen oligarkë. Janë projekte që shërbejnë për pasurimin e këtyre njerëzve. Të gjitha këto kontrata do prishen dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë. Marrëveshjet korruptive do të prishen. Shtyllat e programit të ekonomisë së PD prekin kryesisht biznesin e vogël. Pjesë e platformës është edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike. Jemi vendi me çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Gjithashtu përfshihet në programin e PD për ekonominë edhe taksa e sheshtë prej 9%. Jemi në vendin e fundit në rajon për pagat e ulëta dhe kjo është një nga arsyet se pse po ikin shqiptarët. Jemi në prag të një katastrofe sociale me ikjen e shqiptarëve.
Efekti besoj se do jetë që në 3 mujorin e parë të vendosjen në zbatim të kësaj platforme. Problemi kryesor në biznese nuk është vetëm barra fiskale, por edhe gjobëvënia. Inspektoriatet do ribëhen brenda 100 ditëve të qeverisë sonë. Kemi mbërritur në një labirint makthi për bizneset për shkak të burokracive. Ne do reduktojmë burokracitë me platformën tonë. Me programin ekonomik të PD, bizneset dhe qytetarët do paguajnë me pak. Do ketë fond të veçantë për rimbursimin e veçantë për rimbursimin automatik të TVSH”, tha Bozdo.

Artikulli paraprakBurreli në revoltë, bllokohet rruga!
Artikulli tjetërPremtimi i fortë nga Ballshi: Ulje me 300 lekë për litër karburanteve, heqim taksën “Rama”