Bota sipas Donald Trump

Armin TIRANA

Nga 20 janari Donald Trump është Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ka ndodhur ajo që askush nuk e kishte parashikuar. Por sidomos askush nuk di të parashikojë se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme, se çfarë drejtimi do të marrë fuqia kryesore botërore. Me rrezikun real që paqartësitë dhe pasiguritë që i kanë shtyrë miliona amerikanë të votojnë miliarderin outsider të bëhen tani elementi karakterizues i marrëdhënieve ndërkombëtare të një bote ku tashmë mbizotërojnë faktorë çrregullsie. Paqartësia në tranzicionin midis dy presidencave sigurisht që nuk përbën risi: pas çdo zgjedhjeje pyesim se dhe cila pjesë e lumit të fjalëve të shpenzuara në primare dhe në debatet presidenciale do të gjejë hapësirë efektive në axhendën e qeverisë; cilët bashkëpunëtorë, përtej roleve formalë të tyre, do të influencojnë tek vendimet e Presidentit të sapozgjedhur; mbi korrigjimet e linjës që do të vendosen nga Kongresi, nga lobet e ndryshme, nga aparatet shtetërore. Në tranzicionet e mëparshme, paqartësia prej ndryshimit të presidentit ishte sigurisht më e kufizuar, falë disa faktorëve që na vinin në ndihmë duke lejuar të kufizoheshin dyshime dhe paqartësi: ajo që i sapozgjedhur kishte bërë në postet e mëparshme (guvernator, senator, etj.); linjat drejtuese të partisë së përkatësisë; njohja e profileve dhe e pozicioneve, për tema të ndryshme, e rrethit të bashkëpunëtorëve më të afërt e më të dëgjuar.
Në fakt, asnjë prej këtyre elementëve nuk na ndihmon në këtë tranzicion: Trump nuk ka pasur kurrë një post të zgjedhshëm; ka sfiduar hapur një pjesë të mirë të shtyllave të ortodoksisë republikane dhe është rrethuar nga një grusht i pakët besnikësh, profilet e të cilëve, sidomos në politikën e jashtme, nuk janë aspak të dobishëm sa për të tentuar të kompozohet një vision koherent lidhur me atë që mund të ndodhë.
Nga këtu pasiguria, nga këtu luhatja konfuze midis dy skenarësh ekstremë: ai që i atribuon presidencës Trump një rol prishjeje radikale dhe ai që parashikon në fakt axhustime në gjuajtje respektivisht një trajektoreje për më tepër të hequr në vitet e fundit.
Sipas skenarit të parë, me kontrollin republikan si të Dhomës, ashtu edhe të Senatit, do të jetë në gjendje të zbatojë një pjesë të mirë të platformës së tij elektorale, duke vënë në diskutim shtyllat kryesore e rendit liberal të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore: mbështetjen ndaj tregtisë së lirë (me anullimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe bllokimin e atyre në rrugë negocimi) dhe një sistemi marrëdhëniesh ndërkombëtare të përqëndruar mbi praninë dhe impenjimin amerikan në Europë, Azi dhe Lindje të Mesme (me një ridimensionim të rolit të NATO-s dhe hapësira të mëdha manovre për Rusinë dhe disa fuqi rajonale).
Kurse skenari alternative akrediton në fakt një “Trump president” mjaft të ndryshëm nga “Trump kandidat” jo edhe aq prej rëndësisë lidhur me marrjen e postit, por sidomos për shkak të kushtëzimeve të organeve dhe të aparateve të sistemit demokratik amerikan: presionet e lobeve, të Pentagonit, të CIA-s dhe sidomos të Kongresit, i kontrolluar nga republikanët, por ama nga republikanë jo domosodshmërisht të rreshtuar me pozicionet e një Presidenti që në shumë aspekte e sfidon hapur vijën historike të partisë.
Me pak fjalë, asnjë revolucion për mbizotërimin e atyre që Fareed Zakaria i quan “forcat e inercisë” të sistemit amerikan që do ta “normalizojnë edhe Trump” dhe do të përkthehen në më pak sanksione ndaj Rusisë (ndoshta me ndonjë aleance taktike dhe afatshkurtër në prizmin antiISIS), ndonjë tarifë më shumë ndaj produkteve kineze (por pa prishte drastike më fuqinë e dytë ekonomike botërore), ndonjë ngurrim më shumë për të paguar faturat e NATO-s dhe një ndjekje në Lindje të Mesme të “leading from behind” e inauguruar nga Obama në Libi.
Duke u nisur nga këta dy skenarë ekstrem më poshtë do të rendisim trajektoret më probabël të presidencës Trump sipas rëndësisë më të madhe të tyre: axhendën e brendshme; raportet me Europën, Rusinë, Azinë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme; tregtinë ndërkombëtare dhe multilateralizmin. E bëjmë duke u nisur nga sloganet e fushatës dhe nga tweet-et, nga vlerësimi i rezistencave të brendshme që disa propozime mund të hasin, nga profile dhe nga pozicionet e njohura e të emëruarve të radhës së parë të administratës së re dhe, së fundmi, nga reagimet e aktorëve kryesore të sistemit ndërkombëtar ndaj politikave të reja amerikane.
Çfarë kuadri është i mundur të shfaqet? Në çfarë konkluzionesh mund të arrijmë në këtë fazë paraprake ku mbizotërojnë ende elementë të paqartësisë?
•    Theksi parësor do të jetë mbi axhendën e brendshme (“America first”), sidomos mbi mbrojtjen e vendeve të punës të amerikanëve. Kështu që kanë një probabilitet të lartë ndodhjeje: masa për të kundrështuar përqëndrimin apo jetëgjatësinë e punëtorëve të parregullt; politika kundërshtimi të delokalizimit prodhues; rinegociimin e marrëveshjeve tregtare; një zbutje të normativave lidhur me mbrojtjen mjedisore, evidente nga emërimi i Scott Pruitt, mohues i bindur i ndryshimit klimaterik, në krye të Agjencisë së Mbrojtjes Mjedisore (EPA).
•    Në politikë të jashtme do të tentojë të mbizotërojë një qasje jacksoniane, domethënë i një bote të parë më shumë si “zona kërcënuese” për t’u kuptuar (terrorizëm, emigracion, konflikte) sesa si “arena mundësishë” për të përhapur rendin ekonomik apo vlerat amerikane. Midis kërcënimeve, lufta kundër terrorizmit ka mundësi që do të luajë një rol të dorës së parë dhe rrezikon që të përbëjë prizmin kryesor e leximit të të gjithë politikës ndaj Lindjes së Mesme, duke braktisur si iluzionet e përhapjes së demokracisë të George W. Bush, ashtu edhe ato të rindërtimit të një rendi rajonal të Obama.
•    Konceptin e paqes onusiane – të përqëndruar mbi legjitimitetin e së drejtës – do ta zëvendësojë menjëherë në mënyrë të prerë ai i “peace through strength”, tashmë i bërë eksplicit nga emërimet e shumta në administratë të gjeneralëve ndërhyrës, nga propozimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake, nga gadishmëria e shpallur për aleanca taktike me vende (Rusi, Egjipt, Turqi) të gatshëm që të kontribuojnë me forcën e tyre për të sjellë paqen dhe nga nervozizmi simetrik ndaj vendeve (Europa në radhë të parë) ngurrues për të ndarë kostot e sigurisë.
•    Gjithmonë në politikë të jashtme do të mbizotërojnë qasje taktike dhe “transactional” respektivisht tentativave për të përnuar politika të orientuara ndaj një sistemi vlerash apo që aspirojnë të hartojnë një strategjie tërësore koherente. Me vendime të diktuara në disa raste nga pragmatizmi i “biznesmenit” Trump, në të tjera frut i mospasjes së përvojës në politikë të jashtme nga ana e presidentit dhe ekipit të tij që e bën logjik parashikimin e një viti të parë të pasur me paparashikueshmëri dhe hapa false.

Me Rusinë, Trump do të jetë Presidenti i tretë që do të eksperimentojë reset-in. do ta bëjë duke u nisur premise të reja, domethënë duke i dëgjuar më pak preokupimet e Lindjes europiane dhe duke u mbështetur në fakt mbi vizionet e përbashkëta të luftës kundër terrorizmit. Por nuk do të mund të shkëputet as nga mosbesimet e rrënjosura antiruse të partisë së tij dhe të Pentagonit, as të nënvlerësojë rrezikun që t’i japë Putinit një rol partneri të vogël në Europë dhe, sidomos, në Lindje të Mesme.
Kina do të jetë shënjestra parësore e retorikës tregtare në mbështetje të axhendës së brendshme. Reagimet e forta të Pekinit ndaj kërcënimeve të përsëritura për të futur tarifa të rënda tregtare dhe ndaj telefonatës paszgjedhore midis Trump dhe Presidentes së Tajvanit Tsai Ing – Wen, lënë të nënkuptohet me qartësi qëndrimi që do ta adoptojë ekonomia e dytë botërore dhe do të kushtëzojnë në mënyrë domethënëse politkkat amerikane në rajonin ku do të luhen lojërat e vërteta të mëdha e viteve të ardhshme.
Në Amerikën Latine fushata elektorale e ashpër e Trump (me fyerje përçmuese ndaj latinove, provokime raciste dhe kërcënime proteksionizmi tregtar) ka rikompaktësuar tashmë në një front antiTrump liderët që u përkasin familjeve politike në antipode me të (nga populistët bolivarianë tek ultraliberistët). Ekzistojnë të gjitha premisat për një rigjallërim të antiamerikanizmit, për më tepër që nuk është zhdukur ndonjëherë, që do të vinte në vështirësi pikërisht ato qeveri më pak armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara dhe që tentojnë me vështirësi ta mbyllin epokën e populizmave, duke e zëvendësuar me një epokë të përqëndruar mbi parimet e demokracisë liberale. Rëndësia e Amerikës Latine për bizneset dhe financën amerikane (dhe frikërat për praninë në rritje kineze) lënë në fakt të hapur një skenar ku tonet e ashpra e deklaratave të Trump mund të shërbejnë mbi të gjitha për të fshehur kufizimet e hapësirave të manovrimit së tij, të prirura që të rikonceptojnë, mbi bazën e platformës së tij elektorale, raportet me rajonin në fjalë.
Por skenari ku më shumë takticizmat, mungesa e përvojës dhe paparashikueshmëria do të vihën në provë të vështirë është ai i Lindjes së Mesme, një rajon ku copëzat e pakta të rendit të dekadave të fundit mbështeteshin pikërisht mbi “parashikueshmërinë” e politikës amerikane dhe sistemit të saj të aleancave (për më tepër tashmë të krisura me Presidencën Obama). Një rajon ku, akoma më shumë se në skakierat e tjera, pasojat e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të çdo vendimi amerikan (nga braktisja e marrëveshjes bërthamore iraniane, në afrimin me Izraelin apo me Egjiptin e al – Sissi) mund të gjenerojnë efekte domino të komplikuara.
Siç ka komentuar në kushte anonimiteti një diplomat anglez ditën e fitores së Trump: “Lindja e Mesme është në kaos. A ka ndoshta nevojë që dikush t’ia trazojë më tej ujërat?”.

Artikulli paraprakDavos në ekzil
Artikulli tjetërFaqja e pare