Bora bllokon dhjetëra automjete në “Rrugën e Kombit”, qeveria asnjë ndihmë! (Video)

Për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve intensive të borës, dhjetra makina kanë mbetur të bllokuara në Rrugën e Kombit.
Raportohet se për shkak të reshjeve të borës, janë krijuar rradhë të gjata, ndërkohë që të bllokuara kanë mbetur dhe mjete të tonazhit të rëndë.
Bëhet e ditur se prej disa orë kanë mbetur të bllokuar dhjetra drejtues mjetesh që po shkojnë në drejtim të Tiranës. Askush nga qeveria nuk shkon në ndihmë të qytetareëve të izoluar.
Situata është problematike në aksin rrugor Reps -Rrëshen 5 km para se të futesh në Rrëshen.
Që prej mesnatës kanë nisur reshjet e dëborës thuajse në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë një situatë të rëndë.
Shumë zona janë të bllokuara, ndërsa edhe rruga kombëtare drejt Gjirokastrës është e pakalueshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi për mediat dhënë informacione për gjendjen e akseve nga veri në jug, ndërsa ri përsërit apelin ndaj drejtueseve të mjeteve të respektojnë udhëzimet përkatëse.
‘Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.

Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.
Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.
Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.
Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore’, njofton ARRSH.

Rruga e Kombit e bllokuar prej oresh. Askush ne ndihme te qytetareve te bllokuar

Gepostet von Edi Paloka am Mittwoch, 9. Januar 2019

bor

Artikulli paraprakShpërthimi i transformatorit në Universitetin Bujqësor, reagon Berisha!
Artikulli tjetërPresidenti Meta dekreton ministrat e rinj të Ramës, çfarë po ndodh me Gent Cakajn?!