Boll më, mjaft zonja ministre!

Sot Shqipëria, është vendi me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve në rajon, se me Evropën na ndan një oqean tashmë!

Të dhënat janë marrë nga Raporti i Shëndetit, pjesë e raportit të Bankës Botërore të nxjerra këtë vit e nxjerrin këmbëzbathur e anemik sistemin tonë shëndetësor zonja ministre.

Siç edhe vërehet nga të dhënat e BERZH Shqipëria ka 5 herë më pak mjekë se Greqia, qeveria e së cilës ka deklaruar këto ditë se ka nevojë për mjekë.

Të dhënat e raportit të BB janë të mesatarizuara për 36 muaj, dhe janë të periudhës shkurt 2016 – shkurt 2019, sepse thuhet që realisht Shqipëria ka më pak se një mjek për 1000 banorë dhe rreth 3.5 infermierë për 1000 baborë.

Përkundër realitetit ministrja e shendetësisë, zonja Manastirlliu del në një shfaqje të mjerë me 50 figurantë në oborrin e spitalit të infektivit!

Uroj që për nga sasia dhe kostumet figurantët të ndryshojnë në shfaqjen e radhës, që mund të jetë tek spitali “Shefqet Ndroqi” apo tek Spitali misterioz “Kristal”!

Të gjithë e mbajmë mend kryeministrin grotesk më 20 shkurt 2020 që deklaroi me pompozitet se:

“Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjekë të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë, si dhe 2200 infermierë.

Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë ….”

A mund të na thoni sa mjekë janë kthyer në shqipëri këto vite zotërinj?
Sa?

Vetëm mos e klasifikoni si mjek të kthyer një drejtor renegat, kusiling me rregjimin tuaj, sepse ai është çertifikuar si një anti-mjek tashmë.

Gjithë shqiptarët i kanë parë shfaqjet e tij të leçitura nëpër TV, herë si virolog e herë si prokuror, herë si epidemiolog e herë si fallxhor!

Jo zoti kryeministër, jo zonja ministre, shfaqjet tuaja me figurantë nuk i plotësojnë dot nevojat urgjente për stafe mjekësore në Shqipëri!

Edhe militantët tuaj të verbër po ju qajnë hallin në përpjekjet tuaja groteske për të mbushur spitalet me stafe e pajisje!

Ju që e katandisët këtë vend, nuk mund të jepni shpresë!

Ilir Allkja, mjek

tab

Rama 2

Artikulli paraprakNatalia është e pafajshme!
Artikulli tjetërTabaku: Klimë mbytëse për biznesin në Shqipëri! 1.3 miliardë euro të bizneseve shqiptare investohen në Maqedoninë e Veriut