Bogdanov, kriza e Aleppos zgjidhet brenda vitit

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka thënë se Moska është duke shpresuar që situata në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, të zgjidhet deri nga fundi i këtij viti.
“Ne duhet që t’i largojmë këta terroristë jashtë” në të njëjtën mënyrë siç duhen larguar edhe luftëtarët e Shtetit Islamik nga qyteti sirian që e kanë nën kontroll, Raka dhe qyteti irakian, Mosul, e ka cituar agjencia e lajmeve “RIA”, të ketë thënë Bogdanov më 30 nëntor.
Rusia është aleati kyç i presidentit sirian, Bashar al-Assad, forcat e të cilit kanë rimarrë mbi një të tretën e zonës së kontrolluar nga rebelët, Aleppo.
Bogdanov gjithashtu citohet nga agjencia “TASS” duke thënë se Moska ka qenë në kontakt me ekipin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në lidhje me Sirinë.
Trump do e fillojë detyrën si president në muajin janar.

Artikulli paraprakHiri i Kastros do të varroset 900 km larg
Artikulli tjetërTrump: Dënime për ata që djegin flamurin amerikan