Bllokimi i rrugëve nuk e ndal dot popullin për të marrë në dorë fatin e tij!

Nga Elton LASKA

Autoriteti Rrugor Shqiptar, makineria e vjedhjes parave nga Buxheti i Shtetit me miratimin e Pashait të Surrelit ka bërë një njoftim për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Kamëz në kuadër të “punimeve” për rikonstruksionin e tyre.
Ky institucion që paguan 20 milionë euro nga taksat tona për 1 kilometër rrugë, kërkon t’u bllokojë shqiptaëve rrugën për të rrëzuar këtë oligarki! Kjo skemë e ndyrë e nxjerrë nga skutat më të errëta të Sigurimit të Shtetit nuk do ti pengojë shqiptarët që me 16 shkurt të vërshojnë drejt kryeministrisë për ti rikthyer legjitimitetin qeverisë në vend.
Metodat komuniste, keqdashëse dhe vëllavrasëse, nuk e shpëtojnë Rilindjen nga fati i saj, të cilin e ka gatuar në kazanin ku ka përzier krimin, korrupsionin, e përversitetin. Shqiptarët kanë vendosur të rrëzojnë këtë sistem që po u nëpërkmëb dinjitetin. Me 16 shkurt, demokratë, socialistë, katolikë, myslimanë, ortodoks e ateistë, do bashkohen kundër sektit Rilindjes që ka marrë peng të ardhmen e këtij vendi.
Partia Demokratike ka detyrën historike për herë të dytë nga historia e kësaj force politike, t’u rikthejë shpresën shqiptarëve, këtë herë të marrë peng jo nga klyshtë e kuq, por nga pasardhësit e tyre “Rilindas”. Keqqeverisja e Ramës riktheu eksodin e viteve 1990, riktheu vrasjet për shkak të bukës gojës, riktheu korrupsionin galopant që po sjell rrënimin e buxhetit shtetit.

Shqiptarët e thjeshtë u burgosën për mospagesë dritash, teksa ministrat kanë privatizuar barbarisht pasuritë e shqiptarëve bredhin të lirë duke shijuar benefitet e posteve të tyre. Bizneset e mëdha u bënë të mesme, të mesmet falimentuan si asnjëherë më parë, teksa listat e hallexhijnve taksat e haraqet i morën frymën biznesit të vogël.
Vetëm oligarkët, kriminelët e të pamoralshmit gjetën parajsën në këtë tokë të shenjtë falë Rilindjes. Sot Rama ishte në Mirditë e salla ishte e mbushur me sejmenë e servilë, teksa Basha prej ditësh po mbush sheshet e Shqipërisë me Shqiptarët që kërkojnë shpresë, kërkojnë dinjitet, kërkojnë të ardhme në atdheun e të parëve të tyre.
Shqiptarët janë bijtë e bijat e Gjergj Kastriotit, Lek Dukagjinit e Adem Jasharit, e nuk do lejojnë që me ardhmërinë e tyre të tallen pasardhësit e Haxhi Qamilit dhe Enver Hoxhës. Me 16 shkurt në shesh për Shqipërinë jo për partinë, më 16 shkurt në shesh që rinia shqiptare nesër të mos e shohë të ardhmen larg vatanit.

Artikulli paraprakBerisha: Si Rama komunikon me vrasësin e 4 policëve, mesazhi kërcënues që ka marrë
Artikulli tjetër“Boll ma me Edi Ramën”!