Blegtori 69-vjeçar rrëfen vështirësitë: Fëmijët i kam në Greqi, punoj me gruan

Prej 30 vitesh, Baki Gjokpali, jetën ja ka dedikuar blegtorisë. 69 vjeçari nga fshati Petresh i Elbasanit del çdo ditë në kullotë me tufën e deleve.

Bakiu rrëfen për Euronews Albania se blegtoria ka qenë traditë e zonës, por vitet e fundit tufat u pakësuan. Aktuakisht ai ka rreth 40 kokë dele.

“Kemi nja 30 vjet po, që punoj me këto delet dhe me punë bujqësie, por tani kemi pak dele, nuk kemi shumë, 30-40 dele”, tha ai.

Gjokpali shprehet me keqardhje se largimi i rinisë, por edhe kushtet e vështira janë bërë shkak që banorët e Elbasanit të mbarështojnë gjithnjë e më pak blegtorinë.

“Të rinjë asnjë nuk i shef me sy, po mirë me sa kemi fuqi e mundësi me gjithë gruan jam këtu s’kam njëri, fëmijët i kam në Greqi”, tha blegtori.

69 -vjeçari thotë se mungesa e financimeve dhe mbështjetjes nga shteti, po i çon drejt familimentit.

“Unë 30 krerë kam, të më japë për kaq sa kam mbështetje. Bylmetin e përdorim për vete dhe e shesim. Çmimi është shumë i mirë por jemi larg, duhet të zbresesh deri në Elbasan dhe nuk ia vlen sepse këtu s’ka baxho”, tha ai.

Në Qarkun Elbasan, viteve të fundit ka rënë numri i bagëtive për shkak të largimit të banorëve ndërsa po të kishte një pikë grumbulluese mbarështrimi i bagëtive do të ishte më fitimprurëse për blegtorët ashtu si dikur në kohën e kooperativave para viteve të 90-ta.

Artikulli paraprakEdvin Kulluri: Pse e paditëm Lindita Nikollën!
Artikulli tjetërKush është nobelisti kinez, Mo Yan dhe klithmat e fëmijëve të vrarë në barkun e nënave!