Biznesmeni Lazim Destani shpëtoi emigrantët e lenë në mëshirë të fatit nga Rama

Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Dosja.al, ka mësuar se filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.

Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, sfilitjes së emigrantëve.

Zyrtarish u bë e ditur se shpenzimet për fjetje e ushqim për shqiptarët, në 14 ditët e ardhshme, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Lazim Destani është edhe personi që dhuroi simbolin e shqiponjës dykrenare, që ka qenë e vendosur tek ish-rreth rrotullimi i Doganës në Tiranë. Shqiponja u hoq nga kryeministri Edi Rama, i cili e qujati atë vulgaritet në piedestal.
(f.m/dosja.al)

auto 27laz1574856858

Artikulli paraprakBasha mirënjohje mjekëve: Janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë
Artikulli tjetërBllokimim i emigrantëve në kufi/ Avokatja e Popullit: Qeveria bëri tërheqje të pjesshme, është detyrim i saj…