Biznesi, nxjerrim një pagë dhe jo fitime

Të intervistuarit për “Monitor” thonë se me aktivitetin që kanë çelur nuk bëhet fjalë që të nxjerrin fitime, por vetëm një rrogë modeste, nën 50 mijë lekë.
Edhe në sondazhin e dytë të kryer në mars të këtij viti me bizneset që kishin mbyllur biznesin, një pjesë prej tyre u përgjigjën se do preferonin të ishin me pagë se sa me biznes, mirëpo nuk kishin alternativë tjetër.
Duket paradoksale, Ardit Nexhipi tha se e mbylli aktivitetin e tij, pasi kishte gjetur një punë më të mirë, me një pagë më të kënaqshme se fitimet që nxirrte nga biznesi i tij. Edhe Ilir Zoto, me aktivitet bar-kafe në kryeqytet dha të njëjtën arsye për pezullimin e aktivitetit të tij.
“Nuk më leverdiste ta mbaja më. Tani punoj diku tjetër ku marr më shumë të ardhura se sa në biznesin që kisha, tha ai gjatë intervistës.

Artikulli paraprakReali i “fiksuar” pas talentit të Dortmundit
Artikulli tjetërJashanica: Në Beograd të tregojmë si jemi ne shqiptarët