Bizneset nuk gjejnë partner të besueshëm për investime

Për shkak të klimës jo të favorshme të biznesit në vend, sipërmarrjet kryejnë vetëm një dhurim në vit për filantropinë. Këto janë të dhënat e raportit për aktivitetin filantropik të ndërmarrjeve në Shqipëri, ndërsa OJF kërkojnë më shumë siguri për klimën e biznesit dhe dhurimet e tyre. Pavarësisht të ardhurave që kanë shumica e ndërmarrjeve, rreth 83% e tyre kryejnë të paktën një dhurim në vit. Kështu tregojnë të dhënat e studimit mbi “Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri” i prezantuar nga partnerët Shqipëri. Këshilltari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Bashkim Sykja, i pranishëm në konferencë tha se ndërmarrjet kërkojnë një partner të besueshëm transparent e profesional tek OJF-të për kanalizimin e dhurimeve nëpërmjet tyre. “Ndërmarrjet aktuale që operojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo të vendit, gjithnjë e më shumë po sensibilizohen në drejtim të filantropisë. Jo për të bërë klasifikime shkencore, më saktë kemi nevojë për të qartësuar më mirë të kuptuarit e filantropisë”, është shprehur Sykja. Përfaqësuesit e shoqatave të pranishme në konferencë ngritën shqetësimin për pasiguri në performancën ekonomike të biznesit për aktivitetin filantropik.

Artikulli paraprakDhoma Amerikane: Ligji i qeverisë favorizon evazorët
Artikulli tjetërZharrëza, 120 kilometra marshim drejt protestës