Bitcoin në pikiatë

Vlera e Bitcoin ra poshtë nivelit të 10 mijë dollarëve, duke shënuar rënien më të madhe në tre vite, duke i dhënë peshë edhe njëherë paralajmërimeve nga Mbikëqyrësit dhe veteranët e industrisë financiare. Kriptomonedha më e përhapur ka humbur më shumë se një të tretën e vlerës së saj në vetëm dy ditë, duke kapur nivelin e 9,516 dollarë nga 13,607 dollarë që e mbylli ditën e hënë, sipas të dhënave të Reuters. Kriptomenedhat e tjera kanë pësuar të njëjtën rënie në ditët e fundit. Eterumi është zhvlerësuar nga niveli më i lartë prej 1,401 dollarë të dielën, në 804 dollarë këtë të mërkurë sipas coinmarketcap.cm. Shqetësimet prej goditjeve të Rregullatorëve janë përmendur si arsyet kryesore të kësaj rënie. Bitconnect, e cila mbështet kriptomonedhën me të njëjtin emër, tha këtë të martë se kishte marrë letra nga dy zyra shtetërore, të cilat veprojnë si rregullatorë për të tilla kompani. Si rezultat. Javën e shkuar Koreja e Jugut, doli me një deklaratë se po përgatit një legjislacion që do të ndalonte këmbimin e kriptomonedhave nëpërmjet exchangeve. Vendi është tregu më i madh i kriptomonedhave. Ndërkohë investitorët po frikësohen për shkak të humbjeve të mëdha. Sipas “Financial Times”, të shumtë janë ata që kanë humbur kursimet. Dy prej përdoruesve në Reddit se për shkak të investimeve në Bitcoin kishin humbur kursimet për studim për shkak të rënies së çmimit. Nëse çmimi nuk rimëkëmbet, nuk do kishte para për të paguar semestrin e dytë.

Artikulli paraprakPPP-ja që fundos Rilindjen Urbane
Artikulli tjetërFMN: TAP dhe Devoll të vetmit kontribuues të ekonomisë