Bisedë telefonike mes presidentëve Trump dhe Putin

Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Donald Trump ka folur në telefon me Presidentin rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës u fol për Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut dhe Ukrainën. Presidentët Trump dhe Putin folën jozyrtarisht disa herë javën e kaluar kur morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vietnam. Ata ranë dakord mbi një numër parimesh për të ardhmen e Sirisë. Biseda e sotme vjen një ditë pas një takimi të Presidentit Putin me Presidentin sirian Bashar Assad. Zoti Putin e priti Assadin në një vendpushim të Detit të Zi në prag të një samiti që zhvillohet këtë javë me pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

Artikulli paraprakGjermani, skenare të formimit të një qeverie
Artikulli tjetërRritet numri i të huajve të pastrehë në BE