Bill Gates: Po afron sëmundja që mund të vrasë 30 milionë persona për 6 muaj

Nëse ka ndonjë gjë që na ka mësuar historia, atëherë është se një sëmundje vdekjeprurëse do të krijohet dhe do të shpërndahet përgjatë globit. E kjo shumë lehtë mund të ndodhë brenda dekadës së ardhshme. Ndërkaq, sa i përket kësaj sëmundje, Bill Gates thotë se nuk jemi të gatshëm.
Ndonëse ai e ka pranuar se jemi duke i ndihmuar familjet anë e mbanë botës të dalin nga varfëria e skajshme dhe bota është duke u përmirësuar në eliminimin e sëmundjeve si polio dhe malaria, Gates thotë se është një aspekt ku bota nuk është duke shënuar progres të mjaftueshëm: gatishmëria pandemike.
Gates ka prezantuar një stimulim nga Instituti për Modelim të Sëmundjeve i cili ka zbuluar se një grip i ngjashëm me atë që i kishte vrarë 50 milionë njerëz në vitin 1918 mund të shfaqet gjatë dekadës së ardhshme dhe mund t’i vret 30 milionë persona brenda gjashtë muajve.
Edhe Melinda Gates, gruaja e Bill-it, ka thënë se kërcënimi i një sëmundje globale, qoftë nëse krijohet artificialisht apo në mënyrë natyrale, mund të jetë rreziku më i madh për njerëzimin.

Artikulli paraprakPse duhet të pini uthull molle çdo ditë
Artikulli tjetërMinatorët nga e gjithë Shqipëria, nesër protestë para Kryeministrisë