Biden: Interesi jonë i vetëm në Afganistan ishte të parandalonim sulme terroriste ndaj SHBA

Presidenti i SHBA Joe Biden e filloi fjalimin e tij drejtuar kombit duke thënë se situata në Afganistan “po evoluon me shpejtësi”. Ai tha se ekipi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë “po monitoron nga afër situatën në terren”.

Biden tha se ai dëshiron t’i kujtojë vendit “se si arritëm këtu dhe cilat janë interesat e Amerikës në Afganistan”.

Ai tha se misioni amerikan në Afganistan që filloi dy dekada më parë “kurrë nuk supozohej të kishte qenë ndërtimi i një kombi”.

“Në shkuam në Afganistan gati 20 vjet më parë me qëllime të qarta: të gjenim ata që na sulmuan më 11 shtator 2001 dhe të siguroheshim që Al Kaeda nuk mund ta përdorë Afganistanin si një bazë nga e cila do të na sulmojë përsëri. Ne e bëmë atë.

Ne kurrë nuk hoqëm dorë nga gjuetia për Osama bin Laden dhe e gjetëm atë. Kjo ishte një dekadë më parë. Misioni ynë në Afganistan nuk ishte menduar të ketë qenë ndërtimi i kombit” – tha ai.

“Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan mbetet sot ajo që ka qenë gjithmonë, të parandalojmë një sulm terrorist në atdheun tonë” – tha Biden.

Artikulli paraprakZbulohet mesazhi/ Rama aktivizon patronazhistët për të mbrojtur vendimin për afganët: Thoni që janë të pasur
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Qeveria afgane e mbështetur nga Perëndimi, e zhytur në korrupsion, kjo solli shpërbërjen