Beshiktash kërkon Mario Mandzukiç

Beshiktas ëndërron Mario Mandzukiç. Kjo është ajo që publikohet te e përditshmja turke “Fotomac”, që në faqen e saj të parë ka publikuar foton e sulmuesit kroat të Juventusit, duke bërë që te tifozët të shpërthejë e ashtuquajtura “Mario-mania”. Sipas kësaj të përditshmeje, klubi turk tashmë ka hyrë në kontakte me përfaqësuesit e futbollistit, duke i dhënë mesazhin se, nëse ai largohet nga Juventusi duhet të zgjedhë Beshiktasin, pasi me këtë skuadër mund të luajë për të fituar kampionatin e Ligën e Kampioneve.
Mesazhi ishte i shoqëruar edhe nga një video, ku shfaqen imazhet e tifozerisë së skuadrës, që sipas “Fotomac” duket se i bëri shumë përshtypje sulmuesit të përfaqësueses kroate. Tashmë ajo që mbetet është vetëm të verifikohet e gjithë kjo histori që flet për interesin reciprok mes klubit turk dhe futbollistit.

Artikulli paraprakKëshilltarët e djathtë të Tiranës i bashkohen sheshit të lirisë
Artikulli tjetërE kërkon Konte, Andrea Pirlo drejt Chelsit në verë