Besart Berisha shënon gol me vlerë 3 pikë

Sulmuesi kosovar Besart Berisha, ka shënuar një gol me vlerë 3 pikë për ekipin e tij Melburn Viktori në fitoren e sotme 1-0 ndaj Sentrëll Kost Marinërs. Berisha nuk shënonte prej 3 javësh në kampionatin australian dhe goli i realizuar sot në minutën e 80 të ndeshjes ishte një rikthim mjaft i rëndësishëm, duke qenë se takimi ishte i vlefshëm për javën e fundit të kampionatit normal në Australi.
Melburni e mbylli sezonin normal në vendin e dytë të renditjes me 49 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje dhe tashmë do të marrë pjesë në fazën e play off-it, ku do të përcaktohet ekipi kampion.
Vendi i parë dhe i dytë e nisin fazën e play off-it direkt nga gjysmëfinalet, ndërkohë që vendet 3, 4, 5 dhe 6 e fillojnë garën nga çerekfinalet.

Artikulli paraprakMarco Reus rikthehet në stërvitje
Artikulli tjetërInter-Milan, “San Siro” i tejmbushur