Berisha tripletë me Melburn

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Besart Berisha, ka dhuruar një tjetër performancë fantastike ditën e djeshme në kampionatin australian. Futbollisti i Melburn Viktori ka realizuar 3 gola në fitoren e ekipit të tij 6-1 ndaj Uellington Feniks, takim i vlefshëm për javën e 4-t. Berisha realizoi 2 golat e parë në harkun e 2 minutave, në të 20-ën dhe 22-tën, të dy me penallti dhe gjithashtu golin e 5-të të ekipit të tij në minutën e 82-të. Me këtë fitore, Melburn Viktori ngjitet në vendin e 3-të me 7 pikë të grumbulluara.
Me tripletën e djeshme, Berisha ngjitet në kuotën e 85 golave gjithsej të realizuar gjatë karrierës së tij në Australi, duke qenë vetëm 5 gola larg rekordit historik që do ta bënte golashënuesin më të mirë në historinë e kampionatit australian.

Artikulli paraprakLlullaku i papërmbajtshëm
Artikulli tjetërGashi titullar me Coloradon