Berisha, thirrje shqiptarëve për tradhëtinë me shitjen e detit Greqisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për skandalin e ndodhur në Komisionin e Jashtëm, ku kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli e mbylli mbledhjen sapo opozita do të bënte pyetje ndaj ministrit.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, Kodheli e mbylli mbledhjen pasi donte që të zbulonte tradhtinë që po bën Rama e Bushati, duke i shitur detin Greqisë.
Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Zografi urdhëron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun te mbylle punimet e komisionit parlamentar!
Te dashur miq, Zografi i dyte, për të mbuluar aktin e tradhëtisë së tij të lartë kombëtare urdhëroi sot ndrikull Mimi Trafikun të mbyllë në mënyrën më të paskrupullt seancën e pyetjeve në komisionin parlamentar për Ditzi Tradhtar Bushatin për shitjen e Detit dhe pasurive përrallore të gazit dhe naftës të Shqipërisë në detin Jon.
Me aktin e sotëm banditesk, Zografi i dytë dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetëm se faktuan se ata kanë frikë vdekësore nga transparenca, e cila nxjerr në dritën e diellit dhuratën që i bënë Greqisë prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gaz pasuri kombëtare e Shqipërisë.
Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëvëshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marrëveshjes me Zografin e dyte të Londrës ku vendosën copëtimin e dytë të trojeve shqiptare se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (pra zonën e naftës dhe gazit).
Me këtë raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishëm për ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushatit fundin e merituar!

Artikulli paraprakGurët në veshka, ushqimet që nuk duhet t’i hani
Artikulli tjetërPër Kontratën Proteatër të Forcave Opozitare/ Fondacionet e kanë futur reformimin e Shqipërisë në rrugë pa krye