Berisha, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha, që po e ndjek me vëmendje protestën studentore që po zhvillohet në të gjithë vendin dhe kulmon në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen kësja proteste.
Berisha shkruan: “Arsim publik falas, kërkesa e drejtë e studentëve grevistë. Iu bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët”.
Teksa publikon videon nga ajo që po ndodh në universitete, shprehet: “Studentët e Mjekësisë i përgjigjen cinizmit të Kallam Dështakut me grevë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, përgjysmimin e tarifave 4-15 herë më të larta se sa vendet e BE dhe heqjen e gjobës së turpit.’
Në vijim, një video nga një qytet tjetër: “Universiteti Fan Noli në protestë për arsim publik falas dhe kundër poshtërimit nga Kallam Dështaku. Ju lumtë, fitore!”, përshëndet Berisha.

protesta madhestore

Artikulli paraprak“S’ka më heshtje, s’ka pritje”, studentët ndezin Tiranën
Artikulli tjetërUltimatumi i studentëve ndaj qeverisë: Presim përgjigje deri në orën 16:00