Berisha thirrje punonjësve të Transportit: Rama po ju ndëshkon! Përdorni të gjitha mjetet e mosbindjes civile

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e Qeverisë ndaj kompanive të transportit në vend, që sipas tij, ndëshkon jo vetëm ato si biznes, por edhe mijëra shqiptarë që kanë nevojë për transport.

Berisha u ka bërë thirrje, këtyre kompanive dhe punonjësve të tyre, “të përdorin të gjitha mjetet e mosbindjes civile për zgjidhjen e kërkesave të tyre të drejta”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qendrim i denueshem ndaj kompanive te transportit te pasagjereve!

Miq, pasi i falimentoi duke mos i lejuar prej kater muajve asnje aktivitet dhe duke mos u kompensuar asnje qindarke per humbjet katastrofale qe u shkaktoi, Edvini tani refuzon te vendos dialogun me kompanite e transportit dhe te zgjidhe problemet e tyre madhore.

Me kete qendrim ai jo vetem i demton dhe u krijon deme te medha kompanive por ai ndeshkon edhe qindra mijra qytetare qe e kane jetik transportin publik sepse nuk kane vetura personale.

Kompanite e transportit nuk dalin dot nga falimentimi me genjeshtra dhe mashtrime por vetem duke i kompensuar ato qindarke per qindarke per humbjet e shkaktuara nga urdherat e bllokimit te tyre gjate epidemise se covid19.

Prandaj duke denuar me force qendrimin e papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe narkoqeverise se tij ndaj kompanive te transportit publik kerkoj plotesimin e menjehershem dhe pa kushte te te gjitha kerkesave te paraqitura prej tyre dhe ju bej thirrje kompanive drejtuesve dhe punonjesve te tyre te perdorin te gjitha mjetet e mosbindjes civile per zgjidhjen e kerkesave te tyre te drejta. sb

Artikulli paraprakEurodeputetja Von Cramon: Macron bllokoi heqjen e vizave për Kosovën
Artikulli tjetër100 mijë mbështetës në takimin e Trump në Tusla