Berisha: Studimi i BE, thirrje për revolucion

Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar studimin e financuar nga BE ku konfirmohet blerja e votave në zgjedhjet e 25 qershorit si një thirrje e fortë ndaj popullit shqiptar për t’u ngritur deri në rrëzimin e qeverisë.
“Të dashur miq, një studim i Bashkimit Europian ka gjetur se në Shqipëri 20% e votuesve morën ofertë për blerjen e votës. Kjo shifër është e mjaftueshme për të përmbysur çdo rezultat, thotë studimi. Ky studim dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lirë ka ndaluar së rrahuri.
Ky studim është një thirrje, është një kushtrim për mbarë shqiptarët të ngrihen me guxim dhe vendosmëri në një revolucion demokratik për të përmbysur këtë klikë që asgjësoi në Shqipëri votën e lirë”.

Artikulli paraprakOSBE konfirmoi shitblerjen e votës dhe cenimin e rezultatit të zgjedhjeve
Artikulli tjetërPo sot Shqipëri londineze, po m’thuj si je?