Berisha: Salianji u dënua nga Rama nëpërmjet anëtarit-gjykatës të bandës së Aldo Bares

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas vendimit të gjykatës për të dënuar ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Berisha thotë se ky ishte një “vendim politik mafioz i Edvin Kristaq Mafisë”.

Sipas Berishës, Salianji u dënua nga një gjykatës mafioz.

“Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Mafia nëpërmjet shërbëtorit të tij, anëtarit-gjykatës të bandës së Aldo Bares, kriminelit faqezi që nuk njeh ligj as moral përveç padronëve të tij, dënoi ish-deputetin Ervin Saljani për fajin e vetëm sepse ai provoi para botës lidhjet direkte të Edvinit, Faqezi Xhafës me supertrafikantin ndërkombëtar Agron/Geron Xhafa.

Dënimi i Ervin Saljanit nga Edvin Mafia nëpërmjet gjykatësit famëzi, mafioz, Gjermeni në një akt të pashembullt në Europën e pasrënies së perdes së hekurt, në një proces mafioz, stalinist nga Edvin Kristaq Xhelati dëshmon shkatërrimin dhe nënshtrimin përfundimtar të drejtësisë prej tij dhe instalimin përfundimtar të narkoshtetit në Shqipëri.

Ky dënim është një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi të ngrihet për të shporrur sa më parë kalbësirën Edvin Mafia dhe narkoqeverinë e tij nga pushteti”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama minoi dy kolonat kryesore të demokracisë…
Artikulli tjetërMiratimi i paketës për median, reagon Basha: Akt i turpshëm dhe kriminal me pasoja të rënda për të ardhmen e vendit