Berisha refuzon sërish GJKKO-n, çfarë pritet më 20 nëntor!

Ish-kryeministrit Sali Berisha i është kërkuar që të paraqitet në GJKKO, pas hetimeve të prokurorisë për çështjen ‘Partizani’ dhe masave të dhëna ndaj tij, nën akuzën për korrupsion.

Berisha më shumë se një herë ka refuzuar të njihet me masën e sigurisë si edhe të paraqitet në Gjykatë, por kjo mund të rëndojë pozitën e tij. Berisha duhet të paraqitet në gjykatë deri në datën 20 nëntor pasi në të kundërt SPAK mund t’i kërkojë Kuvendit autorizim për heqjen e imuniteti dhe për t’i caktuar masë më të rëndë sigurie-arrest në shtëpi.

Kjo pasi Berisha prej 21 tetorit i ka shmangur kontaktet me oficerët e policisë gjyqësore për të marrë prej tyre dijeninë për caktimin e masës së sigurisë. Sipas masës së caktuar nga GJKKO Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Artikulli paraprakHarrojeni Dritan Rexhepin! Gazetari Artan Hoxha: Kush është bosi shqiptar më i madh i kokainës, që askush nuk e përmend!
Artikulli tjetërPD, Endri Hasa: T’u kthejmë votën, një e drejtë e mohuar për shqiptarët që jetojnë jashtë