Berisha reagon ndaj Ramës dhe Manastirliut: Ndal mashtrimit me Kavajën!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar sërish për caktimin e spitalit të Kavajës për Karantinë ndaj Koronavirusit

Berisha shkruan se, Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia mashtrojnë shqiptarët duke thënë se spitali i Kavajës nuk është caktuar për Karantinë, ndërkohë kanë nisur shkresën se është caktuar!

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Ndal mashtrimit me Kavajen!

Ja si mashtron shqiptaret Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia per Kavajen!

Deklarojne dy dite me rradhe se nuk eshte caktuar spitali i Kavajes per Karantine nderkohe kane nisur shkresen se eshte caktuar!

Lexoni denoncimin e mashtrimit te tyre per Kavajen.

Denoj me ashpersine me te madhe mashtrimet e papergjegjshme per Kavajen dhe kerkoj anullimin e menjehershem te caktimit te spitalit te saj per karantine. Zgjedhja eshte e rrezikshme dhe e gabuar. Bazat ushrarake jane territoret me te pershtatshme per keto qellime.Ju beje thirrje qytetarve te mos bien ne asnje panik!sb

Pershendetje dr spitalit të Kavajës sapo ka mbërritur shkresa nga Ministria e Shëndetësisë e firmosur nga Silva Bino dhe miratuar nga Ogerta Manastirliu për shpalljen Karantinë të katit të parë dhe të tretë të spitalit të Kavajës!

Po ashtu një tjetër ambient po në qytetin tonë mbrapa godinës së burgut të minorenëve do të jetë sërisht Karantinë për KORONAVIRUSIN!

Rregulli bazë për vendndodhjen e Karantinave është plot 60 km larg çdo lloj zone të banuar ose në baza ushtarake të cilat kanë kontrolle dhe rregulla të rrepta lëvizjesh për pamundësinë e përhapjes së infeksionit!

Askush nuk flet as kryetari Bashkisë.

Artikulli paraprakVasili publikon dokumentat e falsifikimit nga Gjonaj: Mbase memeces i vjen goja…
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e ekspertit italian: Ministrat dhe kryebashkiakët shqiptarë të përfshirë në trafik droge