Berisha publikon videon: Zero argumente, gozhdohet Noriega!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon e emisionit “Opinion” ku Rama u gozhdua nga gazetarët dhe nuk kishte asnjë argument të kuindërshtonte po bënte veprime të ç’ekulibruara.

“Zero argumente, gozhdohet Noriega! sb”, shkruan Berisha në postimin e etij në FAcebook.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u kap ngushtë nga gazetarët teksa e pyetën për publikimin e fotos së tij përkrah të fortit të Elbasanit, Ardian Çapja.

Duke mos patur asnjë përgjigje të besueshme për të dhënë, Rama reagoi jo me fjalë, por me një mimikë që tregonte më së miri nervozizmin e tij.

Por nuk ka munguar as debati me gazetaren e kronikës Klodiana Lala.

DEBATI
Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFL-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: Mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Bledi Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale.

Edi Rama: OFL nuk e çoj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

Zero argumente, gozhdohet Noriega! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 14. Februar 2020

gaz

rama

rama1

3 18

Artikulli paraprakVjedhja 6 milionë euro me koncesionin e Sterilizimit, paguhet 135 euro për një lindje normale kur duhen vetëm 2.5 euro
Artikulli tjetërÇuditë që po ndodhin brenda anijes së Coronavirusit: Njerëz me sy të kuq dhe… (Foto)