Berisha publikon mesazhin: Balili kërcënon se do të tregojë lidhjet në trafikun e drogës, Rama po ndërhyn për ta liruar

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish sot denoncimeve të tij në lidhje me marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe Klement Balilit, i cili u vetëdorëzua pak ditë më parë në Polici. Sipas Berishës Policia greke ka kërkuar informacione të mëtejshme për Balilin po ato nuk i janë dhënë nga pala shqiptare me urdhër të Edi Ramës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Denoncohen lidhje te reja te Eskobarit me Ediskobarin!
Rama peng i policise greke!
Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doktor!
Dua te ndaj me ju informacione konkrete per baronin e droges Kelmend Balili, me lidhjet qe ka me politiken Rama dhe me drejtusa te l’arte policie.
Doktor Pak muaj me pare ne Greqi u arrestua shefi rendit te Kurbinit Vangjel Xhavara,i cili u kap me nje sasi prej 1 ton kanabi
Sipas informacioneve tek kjo sasi droge ka pasur pjese Kelmend Balili dhe nipi i vet Rigels Balili.
Ky informacion Esht teper i sakte doktor sepse vet Vangjel Xhavara ka shprehur se droga dhe puna ishte e Balilit dhe se Nese ata Nuk do interesohen per ta nxierre jashte ai do tregoj gjithcka rreth autorve Rigels Balili dhe Kelmend Balili.
Keto informacione policia greke i di shume mire por nuk ka bashkpunim korrekt me policin shqiptare
Te pershendesim doktor

Artikulli paraprakDyfishimi i çmimeve nga njeriu i Ramës, PD thirrje dentistëve të mos zbatojnë urdhrin e paligjshëm e korruptiv
Artikulli tjetërQeveria diskriminon Lezhën, pa energji elektrike prej mëngjesit