Berisha përshëndet deputetët e opozitës: “E nxorrën si qen me bisht ndër shalë”!

Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar situatën e paprecedentë të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tentoi të uzurpojë në mënyrë të paligjshme Komisionin e Medias.
‘E nxorrën si qen me bisht ndër shalë’, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook, duke komentuar vendosmërinë e kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe deputetëve të opozitës.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, ‘një horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishëm i tij e lejon të ulet i paftuar, të marrë mikrofonin dhe të bllokoje mbledhjen e komisionit në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit!’
Postimi i Berishës në Facebook
Nje akt prej banditi i Lal Plehut ne parlament qe mori pergjigjen e merituar!
Te dashur miq, per here te pare ne historine 27 vjecare te parlamentit, pushton seancen e punimeve te komisionit parlamentar Erion Veliaj, nje horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishem i tij e lejon te ulet i paftuar, te marre mikrofonin dhe te bllokoje mbledhjen e komisionit ne kundershtim flagrant me rregulloren e parlamentit!
Deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit dhe deputetet e tjere te opozites mbrojten me vendosmeri parlamentarizmin dhe nxorren jashte si qen me bisht nen shale Lal Plehun, dhe se bashku me te ndrikull Kumbaron, qe ndan me te vellain parate e takspaguesve shqiptare!
Nje pershendetje te perzemerte per zonjen Vokshi dhe deputetet e opozites qe perzune Lal Plehun nga parlamenti! sb

Artikulli paraprakKëllira i Bashkisë intimidon gazetaren e Fax News
Artikulli tjetërBrazili kërkon hetime: Tri pyetje publike për FIFA-n