1007 të infektuar/ Berisha: Pandemia Covid-19 jashtë çdo kontrolli! Edvini tallet me vaksinimin farsë!

1007 raste te reja te infektuara u zbuluan sot me vetem 3849 testime dmth vetem 3.8 testime per 1 te infektuar pra pozitiviteti ishte rreth 28%, nga minimumi 10000 testime qe duheshin bere sot per te zbuluar rastet e reja te dites se sotme te cilat duhet te ishin se paku 3000 te tilla.

Keshtu Edvin Hajduti dhe banda e tij tallet me jeten e qytetareve shqiptar.

Ai nuk ben testet per te mos zbuluar rastet e infektuara dhe ulur artificialisht ne kurriz te jetes se qytetareve numrin ditor te te infektuarve. Po keshtu ai fsheh duke pjestuar me disa here vdekjet nga covid19 per te kenduar keshtu suksesin imagjinar por duke hedhur valle mbi kufoma.

Miq, pandemia covid 19 eshte jasht çdo kontrolli, Edvin Xhahili ofron vaksinimin farse apo me pikatore per qytetaret shqiptar, te cilet po vdesin me dhjetra e dhjetra çdo dite.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim te papergjegjshem gjer ne megakrim te Edvin Hajdutit dhe bandes se tij ndaj fatkeqesise me te madhe kombetare qe ka pllakosur vendin ne 100 vjetet e fundit dhe qe po bene kerdine mbi shqiptaret. sb

Artikulli paraprakKush është mjekja që u nda nga jeta në moshë të re (Foto)
Artikulli tjetërMeta, Basha, Rama dhe Kim, çfarë u diskutua në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare