Berisha: Padi për shpifje publike ndaj Blinken, jo Shteteve të Bashkuara

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas vendimit për shpalljen non-grata, ish-Kryeministri Berisha, ka bërë të ditur se ka ngritur padi në Gjykatën Korrektuese ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për vendimin e marrë pa paralajmërim për shpalljen non-grata.

Sali Berisha: Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë por të rëndësishme. Për arsye të panjohura për mua Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur dhe shpifëse të pavërteta për personalitetin tim. Ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe deri ditën e djeshme nuk ka njeri në botë që thotë se unë jam i përfshirë në një aferë korruptive. Kam kontaktuar avokatin tim në një vend neutral si Franca që të ngrejë një padi për shpifje për sekretarin Blinken.

Artikulli paraprakUji i orizit, sekreti i lashtë japonez për flokë të gjatë e të shëndetshëm
Artikulli tjetërBerisha: Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo bashkëqeverisje!