Berisha: Opozita më e fortë se mazhoranca! Rama një mashtrues ordiner, kërkon të mbulojë genocidin kulturor

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Opinion’ ka hedhur kategorikisht poshtë deklarata e bëra pak ditë më parë nga Edi rama, i cili tha se kur Berisha ishte në krye të qeverië ka dashur të shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar një qendër tregtare.

Berisha tha se këto janë mashtrime dhe trillime të një njeriu që kreu një genocid kulturor më 17 maj.

Sipas Berishës nuk ka patur asnjëherë një ofertë të tillë.

Berisha deklaroi nga studio e ‘Opinion’ se, opozita e bashkaur sot është shumë më e fortë në numra se mazhoranca.

Ai tha se sondazhet tregjnë sot se opozita kuotohet shumë pikë para mazhorancës, kjo dhe për shkak të ndodhive të fundit.

‘Partia Demokratike dhe opozita është shumë e fortë në numra. Unë jam në dijeni të këtyre sondazheve. Opozita e bashkuar i ka kuotat shumë më të larta se mazhoranca, e tejkalon atë me shumë pikë. Unë mendoj që kemi të bëjmë me një narkodiktatirë dhe përmbysja e narkodiktaturës ëhstë misioni i opozitës. Mosbindja civile është një nga format. Unë mendoj se opozita më shumë se kurrë është marrë me alternativë’, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakLela heq pantallonat live para Ramës: Shiko plagët nga dhuna e policisë, debati i fortë
Artikulli tjetërBoçi reagon pas arrestimit të babait të zv/ministres: Rilindja, kjo kasolle trafikantësh!