Berisha nga Korça: Protesta për rrëzimin e Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në “Foltore” në Korçë u shpreh se, situata që po kalon Shqipëria është kritike. Berisha tha se, 8 vitet që kaluan ishin më të mbrapshta për vendin dhe këtë nuk e themi për propagandë.

Ish-Kryeministri deklaroi se, Ramën do e largojmë me protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend.

“Në këto 8 vite kemi bërë regres të madh. Nga kjo qeverisje, Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës. Nga kjo qeverisje, në Shqipëri u ndërtua narkoshteti i parë në Europë. Nga kjo qeverisje, sipas DASH, Shqipëria u ndërrua në vendin kryesor të organizatave kriminale. Ne nuk mund të largojmë Edi Ramën me votat që ai kontrollon. Ramën do e largojmë me protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, nga kjo qeverisje, 520 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria në 5 vitet e fundit, ndërsa shqiptarët sot paguhen 30 % më pak se në vitin 2013.

“Ne kishim në 2013 rrogën më të lartë mesatare të Rajonit, përfshi këtu Bullgarinë dhe Rumaninë. Nga kjo qeverisje ne humbëm “yllin polar”, integrimin europian, i cili është interes kombëtar për çdo popull në Europë.

Ne kemi jetuar në mjegullnaja, të pushtimeve të gjata, dhe falë Rilindasve tanë, ne u zgjuam si komb perëndimor. Ku jemi ne 8 vjet? Ne po ecim drejt bllokimit përfundimtar të integrimit europian.

Pse e them këtë? Sepse Europa për të na afruar ne krijoi mekanizmin e procesit të Berlinit, që ishin një shans i madh. Po çfarë bënë gangsterët e Ballkanit? Krijuan mini-schengenin. Atë e krijoi Vuçiç, sepse ai e di që dyert e Europës për të janë të mbyllura, pasi ai është një Kryeministër doktrinar. Ai ka gjetur dy vasalë Edi Ramën dhe Zoran Zaev dhe krijoi një nimë që i kundërvihet procesit të Berlinit”, tha Berisha.

Artikulli paraprak“Nuk ka krizë, por korrupsion”/ Shqipëria prodhim rekord energjie në 8 muaj, por Rama thotë se jemi në krizë
Artikulli tjetërKeqmenaxhimi i parasë publike dhe tuneli i korrupsionit