Berisha në rreshtin e parë të protestave

Ish-Kryeministri Berisha ishte ai që për herë të parë pas rebelimit të vitit 1997 lëshoi një kushtrim për të gjithë shqiptarët. “Eshtë koha e qëndrestarëve”, tha ai atëhere. Kjo ishte një fjalë me të cilën identifikoheshin në atë kohë të gjithë ata që kundërshtonin rebelimin.

Që nga ajo kohë dhe deri tani kanë kaluar plot 22 vite. Pas plot 22 viteve Berisha është sërish në rreshtin e parë të protestave të opozitës i shoqëruar nga qytetarë të shumtë me ata që atëhere i quante qëndrestarë dhe që sot janë në të njëjtin mision, atë të mbrojtjes së demokracisë.

Larg fjalimeve të dikurshme nga podiumet e protestave, Berisha tani është mbështetësi kryesor i mesazheve të opozitës të artikuluara në podiumin e protestës nga Kryetari i PD, Basha.

Nuk mungojnë reagimet e tij jo vetëm përmes faqes nsë facebook. Gazetarët mundohen ta intervistojnë në çdo hap të protestës dhe ai nuk refuzon që të japë përgjigje të shkurtra. Një gazetare e pyeti të protestën e së shtunës se çfarë do të ndodhte nëse Rama nuk pranon dekretin e Presientit për anullimin e zgjedhjeve. Ai reagoi fort duke paralajmëruar se “atëhere vendi i tij do të jetë në lanë dhe qytetarët do ta marrin zvarrë.”

Bashkimi i opozitës i ndodhur dhe shpalosur gjatë këtyre katër muajve të protestave të pandalshme ka bërë që qindramijëra shqiptarë të protestojnë të bashkuar për të mbrojtur demokracinë në një betejë të fortë për rrëzimin e regjimit kriminal. Në rreshtin e parë të protestave si gjithmonë është Berisha, një motivim I madh për popullin opozitar.

“RD”
berisha 1 1

Artikulli paraprakSi të zbuloni cilat vitamina i mungojnë trupit tuaj
Artikulli tjetërMeta flet për zgjedhje lokale dhe parlamentare: Kur do të mbahen ato…