Berisha: Me Sadushin, Edvin Hajduti pushton dhe kreun e Gjykatës së Lartë

Nga Sali BERISHA

Organet drejtuese te drejtesise si dege ekzekutivi apo departamente te Partise Socialiste jashte selise.

Miq, pushtimi i institucioneve dhe shndërrimi i Drejtësisë në degë të narkoshtetit shqiptar është dhe rezultati më madhor dhe më shkatërrimtar për këtë sistem, i Dvoran-reformës së Drejtësisë.

Kështu Sokol Sadushi, një militant fanatik, vëlla siamez në militantizëm me Dvoranin, emërohet në krye të Gjykatës së Lartë. Kjo është goditja përfundimtare e mëshirës për këtë sistem.

Sadushi, jo vetëm është së bashku me Dvoranin, gjykatësi më militant i PS, i cili merrte pjesë dhe në mbledhjet e saj, por ai emërohet në atë post në konflikt flagrant interesi dhe në shkelje po flagrante të marrëveshjes së forcave politike, sipas së cilës, hartuesit e ligjeve të Reformës, përjashtoheshin për një periudhë disavjeçare nga kandidimi për organet e larta të Drejtësisë.

Si ekspert socialist i Reformës së Drejtësisë, Sadushi përjashtoi, në kundërshtim me ligjin, Shkollën e Magjistraturës që ai drejtonte, nga Vetingu, paçka se ligji i barazon pedagogët e kësaj shkolle me gjykatësit e Gjykatës së Apelit.

Ky përjashtim u bë për qëllime korruptive përfitimi, pasi pedagogët e kësaj shkolle, me studiot e tyre ligjore, e kanë shndërruar këtë shkollë në strofullën e konfliktit të interesit model i tij par ekselence.

Kjo, sepse ata, bazuar në marrëdhënien pedagog – nxënës, i kanë dyert e hapura tek çdo ish-nxënës prokuror apo gjykatës qoftë ai dhe për çdo dosje.

Me Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë, vendi rikthehet 21 vjet mbrapa, kthehet në vitet kur ajo gjykatë drejtohej nga një ministër dhe anëtar kryesie i Partisë Socialiste.

Me emërimin e militant Sadushit në krye të Gjykatës së Lartë dhe në krye të KED dhe emërimet antikushtetuese të Ibrahimit (kunatit të ministres) në krye të KLP, emërimin antikushtetues të Metanit – vëlla i ministres socialiste si car i Drejtësisë, emërimin antikushtetues në krye të KLGJ të Llagamit, organet më të larta të sistemit të Drejtësisë shndërrohen në departamente jashtë selie të Partisë Socialiste apo në degë ekzekutive të narkoshtetit të Edvin Drogës.

Ky është dhe rezultati i Dvoran-reformës, në të cilën, Vetingu nga lart poshtë, u përdor për vendosjen e kontrollit të plotë të Edvin Mafisë mbi Drejtësinë dhe kjo nder të tjera ka për pasojë direkte, paralizën e këtij sistemi.

Artikulli paraprakSituata e Covid-19 del jashtë kontrollit, infeksioni përhapet në të gjitha qytetet
Artikulli tjetërBasha: Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80%, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale