Berisha: Ku janë 20 miliardë lekët e gjendjes së jashtëzakonshme?

Ky eshte njeri nga shkaqet themelore te keqmenaxhimit te gjendjes se jashtezakonshme!

Edvini Mafia pohon sot vet duke rrahur gjoksin se per nje jave rrjesht nuk kishte fond fillestar per perballimin e nevojave te gjendjes se jashtezakonshme!

“Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 mld prej të cilave 13 mld janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 mld nga donacionet e ndryshme vete. Do të jetë fond i transferueshëm e dinamik, është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar, që do të kalojë që sot, nga buxheti i shtetit jo vetëm është e konsiderueshme “

Miq, qe ditet e para konstatoja se menaxhimi i gjendjes se jashtezakonshme ishte nje çorganizim i organizuar, te cilin Edvini dhe narkozyrtaret e tij perpiqeshin ta mbulonin me nje llogare te neveritshme te pandalshme televizive nderkohe qe nuk ishte caktuar as dhe nje qindrake e vetme fond financiar per te mbeshtetur nevoja me urgjente te pasojave te termetit.

Per kete arsye ndihmat mungonin masivisht, shperndarje e tyre ishte me e keqja e mundshmja, evidentimi i demtimeve dhe verifikimi i banesave ecen me ritme breshke akoma jane qindra ne mos mijra banesa te demtuara me banoret e te cilave nuk ka kontaktuar njeri.

Vetem sot Edvini u kujtua se fondi financiar eshte jetik dhe deklaroi se eshte caktuar nje fond fillestar prej 20 miliard lekesh, nga te cilat 13 miliard lek nga buxheti dhe se qe sot do te filloje alokimi i tij duke mos treguar asnje VKM per sa tha.

Le te shohim, ndonese une personalisht kam bindje se ky eshte thjeshte mashtrimi i rradhes ne kurriz te me te mjerve te kesaj toke! sb

Artikulli paraprakMos veprimi kriminal i qeverisë dhe Bashkisë Krujë për dy pallatet e tragjedisë në Thumanë, reagon PD
Artikulli tjetërMustafaj: Rama po keqmenaxhon situatën! Gjendjen e jashtëzakonshme po e përdor për të mbyllur median