Berisha: Konkurs mafioz për kandidatët e Magjistraturës! Hiqen fituesit dhe futen të tjerë në listë nga Fondacioni “Qemal Stafa”

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se, konkursi i zhvilluar së fundmi për kandidatët e Shkollës së Magjistraturës ishte “mafioz, jotransparent dhe korruptiv”. Duke publikuar mesazhin e një pjesëmarrësi në konkurim, që tregon deri në detaje se si u veprua në konkursin që do të përzgjedhë njerëzit e rinj të drejtësisë, Berisha shprehet se, “kësaj i thonë mafie e vërtetë. Turp! Krim!”.

Postimi ish-Kryeministrit Berisha

Konkurs mafioz jo transparent e korruptiv per kandidatet e shkolles se magjistratures!

Fondacioni Qemal Stafa futi listë jashtë kritereve! Korrigjimet u bënë në fshehtësi jo siç ishte njoftuar në prani të kandidatit.

Në faqen e Shkollës shpallen fituesit, por nuk shpallen pikët që morën ata për të mbuluar manipulimin.

Kësaj i thonë mafie e vërtetë! Turp! Krim!

Lexoni denoncimin e kandidatit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.

Po ju shkruaj për t’u ankuar në lidhje me konkursin e Shkollës së Magjistraturës që u zhvillua sot.

Ishte një teatër që vetëm transparencë dhe drejtësi për të përzgjedhur njerëzit që do të bëjnë drejtësi në të ardhmen nuk kishte.

  1. Pasi u publikua lista e kandidatëve pjesëmarrës në konkurim, që plotësonin kriteret e vendosura, pas dy ditësh u nxor një listë e dytë ku u shtuan edhe 17 konkurrentë të tjerë, thuhet nga Fondacioni “Qemal Stafa” me FRESH-istë që nuk i plotësonin kriteret për të bërë një konkurim të denjë për drejtësine sipas komisionit vlerësues.
  2. Testi filloi dy orë me vonesë, pasi testet po printoheshin në moment.
  3. Korigjimi, që duhej të ishte transparent siç na thanë me scantron, në prezencën tonë nuk u bë, por na nxorën jashtë dhe ne pritëm 45 minuta për të nxjerrë komisioni listën me kodet dhe pikët tona përkatëse. Ne nuk ishim prezentë në asnjë moment gjatë korrigjimit. Nuk kuptova se ku ishte transparenca këtu.
  4. Në faqen e Shkollës së Magjistraturës sapo është publikuar lista emërore përfundimtare e fituesve pa pikët që kanë marrë.

Në listën përfundimtare nuk ishin emrat e disa kokurrentëve të cilët në drekë ishin fitues me pikët e shfaqura, ndërsa tek lista përmbledhëse nuk figurojnë fare.

Kjo më çon në dyshimet e mia se në listën përfundimtare mund të ketë emra të cilët janë shtuar pa qënë prezentë fare.

Besoja tek drejtësia dhe tek aftësitë e mia pasi gjatë gjithë studimeve të mia vlerësimet i kam me djersë, por këtu kuptova dhe po besoj fjalët që kanë kohë që qarkullojnë se duhet të kisha paguar qokën pa të fitoja.

Kjo është drejtësia në vendin tonë nga hijenat që na drejtojnë.

Të lutem shikoje dhe mund ta publikoni si problem sepse në deklaratat e Shkollës së Magjistraturës thuhet që ky proces pseudotransparent është mbikqyrur dhe nga anëtarë të organizatave ndërkombëtare. Uroj që të reagojnë.

Artikulli paraprakÇfarë fshihet pas vendimit kundër Sajmirit?
Artikulli tjetërPresidentja e Komisionit Europian takon veç e veç Hotin dhe Vuçiçin në Bruksel