Berisha ironi me Ramën: “Boll vodhëm kaq shumë! Tani betohemi se do të vjedhim më pak”!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë sot mbi të vërtetën e të ashtuquajturave investime në Shëndetësi, duke zbuluar së pari pse ndodhi pse pas kaq vitesh ndryshimi i kontratës së sterilizimit të instrumenteve mjekësore dhe së dyti, pse Rama inaguroi spitalin e Kirurgjisë, që ishte përfunduar nga qeveria e mëparshme, e drejtuar nga opozita.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Boll vodhem kaq shume! Tani betohemi se do te vjedhim me pak!

Te dashur miq, Edvini Hajduti me Ndrikull Hajnine pasi vodhen vite me radhe me koncesionin e sterilizimit te paisjeve mjekesore, per te cilin mediat njoftuan se ja dhane nje emigranti murator, pasi jane paditur per here te dyte ne narkoprokurori lajne duart sigurisht ne marreveshje me keta te fundit duke ndryshuar kontraten!

Kete deklaroi dje ndrikull Manastirliu tek vizitonte per se dyti spitalin e kirurgjise, 100% projekt i hartuar, financuar, zbatuar nga qeveria e meparshme ne vitin 2012 por qe nje jave me pare Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia spitalin pese katesh e paraqiten si veper te narkoqeverise nderkohe qe me para te siguruara nga qeveria e meparshme prej 6 milione euro kane bere vetem pajisjen e dy kateve te fundit me sallat e operacionit dhe mjetet e tjera qe duheshin.

Ne spitalin qe inauguruan si te tyre qe ne vitin 2012 u instalua qendra me moderne e sterilizimit te paisjve mjeksore dhe u dergua per specializim personeli qe do te perdorte ate. Por Edvin Hajduti per te vjedhur zgjodhi PPP!

Pra miq, me ndryshimin e kontrates Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia vetem sa u thone shqiptareve ju vodhem sa deshem por tani do tju vjedhim me pak! sb

Artikulli paraprakProtesta e studentëve: Jemi të revoltuar, nuk është plotësuar asnjë nga pikat e Paktit të Universitetit
Artikulli tjetërRevolta studentore: “Unë s’kam lekë tepër t’i paguaj qeverisë”…