Berisha: Ferri i shqiptarëve dhe Amerika e pensionistëve italianë

Ndërkohë që Noriega përshëndet shqiptarët me një shkrim që paraqet Shqipërinë si Amerikën e pensionistëve italianë, “Zëri i Amerikës” në një emision bazuar në të dhënat e INSTAT-it të vetë Noriegës provon me të dhëna konkrete se shqiptarët edhe këtë vit po largohen masivisht nga Shqipëria.
Kështu sipas INSTAT ritmi i ikjes së shqiptarëve në 10 muajt e 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal. Po rikujtoj këtu se pas heqjes së vizave në vitet 2011-2012 vetëm 432 shqiptarë kërkuan azil politik në Gjermani, pjesa tjetër e të larguarve ishin bashkim familjar kurse 8300 shqiptarë kërkuan azil në shtator të vitit 2015. Ky largim i ri masiv i shqiptarëve nga Amerika e pensionistëve italianë është dëshmi e vrasjes së shpresës çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë nga Edvin Kristaq Rama për të rinjtë shqiptarë.
Kjo gjendje dramatike është një thirrje shpirti për çdo shqiptar të ngrihemi dhe më 27 janar me revoltën qytetare t’iu kthejmë shpresën shqiptarëve! Për më shumë lexoni artikullin e mëposhtëm! sb

 

Artikulli paraprakLuksi i drejtorit të Ramës tek AMF, 10 milionë lekë për kafe në zyrën e tij
Artikulli tjetërRilindja e ikjes masive