Berisha: Çadra do të fitojë

Zgjedhjet pa opozitën, Rama do të marrë përgjigje spektakolare

– Ju bën me përgjegjësi pritshmëria e lartë që kanë qytetarët për t’u dëgjuar ju për krizën që po kalon vendi?
Kriza në vlerësimin tim është kriza më e rrezikshme që nga 20 shkurti i vitit 1991 ose 22 shkurti, ku nga Shkolla e Bashkuar u sulmua popullata, Ramiz Alia kërkonte me çdo kusht konfliktin për të dominuar mbi opozitën. Opozita shuajti çdo shpresë të aventurierëve. Ishte më vonë kriza e piramidave, por ajo kishte begraund të qartë financiar për humbjet e parave, përgjegjësi kishte qeveria, por në firmat piramidale ishte gjithë nomenklatura e PS. Qeveria përcaktoi një marrëveshje dhe zgjedhjet si rrugëzgjidhje. U bënë hetimet dhe doli që qeveria nuk kishte asnjë implikim.

– Çfarë ka ndryshuar tani?
Opozita është në një tunel që nuk ka më dritë. Kjo është kriza më e rrezikshme që mund të çojë në pasoja katastrofale. Katër vite përpara ka dominuar një frymë bashkëpunimi me opozitën dhe jo asgjësimin. Firmosëm bashkërisht me Majkon dhe Metën dhe firmosëm marrëveshjen, bëmë ndryshimet në Kushtetutë me Edi Ramën, shtymë zgjedhjet me marrëveshjen për të mos e lënë opozitën jashtë dhe ishin zgjedhje lokale.

– Ka ndodhur dhe 21 janari dhe zgjedhjet në Tiranë.
Zgjedhjet në Tiranë kanë qenë më të ndershmet që ka parë historia. Edi Rama nuk ka kundërshtuar dot një votë të vetme. Kërkoi numërimin e të gjitha qendrave të votimit, u rinumëruan. Ai kërkonte të quante të pavlefshme votat që ishin të vlefshme me gjykatë dhe ligj, kërkonte votat e hedhura në kuti të gabuar. Nga viti 2009 më vjen një Kryeministër, thotë se jemi të habitur me këtë shkallë të qytetëruar bashkëpunimi që keni. Më 2007 më vjen Marsi Ris, ambasadorja e SHBA dhe më thotë: Zoti Kryeministër e shoh që ju keni hequr dorë nga të bërit politikë. I them po se, dua që vizita e Xhorxh Bushit në Shqipëri të ndihet një vizitë për gjithë shqiptarët. Ti duhet të lësh një copë diell për opozitën. Një ditë u arrit, më 21 korrik. Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta arritën në akord për të votuar Kushtetutën. Arritën në akord për të proceduar me konsensus për reformën në drejtësi, arritën dakordësinë për të votuar 7 ligjet së bashku. Po të isha unë Kryeministër nuk kishte fitore më të madhe po të dinte ta vlerësonte. Ishte arritja më e madhe e jetës së tij, u ndryshua Kushtetuta. Edi Rama të nesërmen shkelmoi me këmbë atë që kishte rënë dakord. Asgjë nuk mund të qëndrojë nëse bazohet në gënjeshtër. Ata, të cilën thonë se opozita nuk po voton reformën në drejtësi, cilido ta thotë është një gënjeshtër bajate e Ramës. Pse votoi opozita ligjin për Prokurorinë Speciale? Sepse Donald Lu i tha Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt: Keni një marrëveshje me opozitën, nëse nuk e respektoni qeveria e SHBA nuk do të bashkëpunojë po e kaluat ligjin vetëm. Rama u detyrua dhe e votoi, na u dha mundësia ta votonim, e përjashtoi për 7 ligjet e tjera. Nëse Edi Rama do të vazhdonte me atë frymë në atë kohë mund të ishte instaluar sistemi më modern elektronik për votimin, por Rama i mbylli dyert opozitës dhe reformës për konsensus. Para 5 muajsh përsëri Basha ka kërkuar votimin elektronik, do të ishte vendosur po të ishin marrë masat. E refuzoi plotësisht. Edi Rama e futi opozitën në tunel duke i bërë vendit një të zezë të madhe, por të garantoj se më të zezë se kujdo tjetër vetes së tij.

– Më të zezë për Kryeministrin çfarë do të thotë?
Kur them për vendin, për Kryeministrin nuk është asgjë. I bëri vendit një gjëmë të madhe.

– A është një faturë e madhe që po merr PD?
Cilën? PD është mes një zgjidhjeje fondamentale, votën e lirë apo farsën elektorale. Në njërën anë kemi një mal me narkoeuro, kemi një vend të shndërruar në narkorepublikë, kemi një armatë trafikantësh, mbjellës hashashi, roje plantacionesh, të gjithë kundër nesh. Dhe kemi një opozitë që kishte një zgjidhje dy vite më parë. Të dilte dhe të thoshte meqenëse PS kërkon legalizimin e hashashit ne do të kërkojmë një referendum për legalizimin e hashashit, kaq ishte. Shqipëria nuk është Kolumbia, vetëm me Panamanë dhe nuk ka asnjë krahasim tjetër. Kjo e bënte drogën të shpërndahej në pjesë të barabarta. Ne bëmë zgjidhje politike, thamë jo. Nuk besojmë se droga zhvillon, së dyti, jemi të sigurtë që herët ose vonë kjo do ta shndërrojë Shqipërinë në minierë floriri për ISIS dhe terrorizmin ndërkombëtar dhe ne nuk e duam kurrë këtë gjë. Ndaj dhe ju kundërvumë.

– Kur ishin në qeveri bëtë tjetër zgjidhje politike me Lazaratin.
Lazarati nuk ka qenë kurrë inkurajim për mbjellje droge. Më 2004 policia socialiste mori një helikopter italian dhe i futi në një kurth ndër më të rrezikshmit në këto 26 vite, e çoi në Lazarat dhe filloi shkëmbimi i zjarrit mes fshatarëve të Lazaratit dhe helikopterit italian. Ne dënuam aktin së bashku me ambasadorin italian. Ndërhyrje ushtarake nuk bëmë se duhej. Më 2010 sipas statistikave nga Shqipëria në Itali kanë shkuar 65 kg. Ne u prisnim ujin plantacioneve, policia i infiltroi thellësisht dhe çdo ngarkesë që nisej pothuajse kapej. U mbeti atyre vetëm rruga e mushkave. Policia hynte në Lazarat, nuk i ka prekur. Kanë hyrë të gjithë atashetë policorë në Tiranë, ka hyrë Edi Rama duke bërë fushatë në Lazarat. Nuk ka hyrë Sali Berisha. Ky është një fshat që me gjithë trojet e shtëpive ka gjithsej 440 hektarë, me gjithë muret. Kodra nuk ka, nuk mbjell dot se nuk ka ujë. Me prodhimin e tij eksportonte në Itali. Nuk them që mbillej vetëm në Lazarat dhe askund tjetër. Por në 8 vite është eksportuar në Itali më pak nga çfarë është kapur në një javë, nga kjo e sekuestruara e kam fjalën.

– Ka akuza se nuk ka pasur bashkëpunim me policinë italiane dhe partnerët tanë ndaj nuk kapej. Tani bashkëpunohet.
Mashtrim, ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer midis policive, shërbimeve dhe qeverie. Qeveria italiane hoqi kontrollin detar me Shqipërinë, flukset ishin kaq minimale sa nuk justifikonte koston që të mbante kontrollin detar. Statistikat janë aty. Raportet e DASH. 700-800 persona arrestoheshin në vit për drogë dhe droga digjej me protokollin më rigoroz. Qeveria angleze na u ofrua të na japë një ligj edhe më të rreptë për djegien e drogës.

– Ligji për komunarët nuk u zbatua për asnjërin.
U ndaluan dhe u burgosën. Por nuk mund të burgosej Dasho Aliko se e denonconte një për një ai. Komunari kishte detyrë të denonconte në shtet drogën. Dasho Aliko ishte besnik i ligjit. Kërkonte ndihmën për këtë gjë. Të fshihesh pas Lazaratit do të thotë të fshihesh pas gishtit. Sot Shqipëria është bërë narkorepublikë, nga Stani i Poshtëm, një bjeshkë në kufi gjer në Pogon janë plantacionet dhe kur në një vit elektoral. Rama krijoi dhe bankën e tij. Jo me Lazaratin, por Shqipëria nuk krahasohet as me Afganistanin, as me Meksikën, as Kolumbinë. Në Afganistan janë qeveri dhe opozitë që bëjnë drogën, në Meksikë dhe Kolumbi pothuajse e njëjta gjë, kurse në Shqipëri ke një mal me deklarata dhe qëndrime të opozitës kundër drogës dhe qëndrimet më mbështetëse të qeverisë dhe ministrit me skaf personal për të transportuar drogën. A është droga me miliardat e eurove një faktor i tmerrshëm toksik mbi procesin e votimit? S’e kemi pasur drogën ndonjëherë të tillë.

– 1/3 e GDP kishte Lazarati.
Nëse është kështu Shqipëria që është 100 herë sa Lazarati i bie të jetë 100 herë më shumë, por janë përralla.

– Përmendët tunelin ku ndodhet opozita, por ka ndodhur greva e urisë poshtë zyrës suaj në maj 2010 dhe nuk ka lëshuar përveç darkës së krokodilit, protesta gjatë 2011.
Greva e urisë se donte të numëronte votat pasi kishte shkuar në gjykatë dhe e kishte hedhur poshtë. Por nuk e futëm në tunel përkundrazi. Shkova në Strasburg dhe në sy timin i thanë të gjithë se nuk mund të anulohet vendimi i gjykatës. U bë si ai deri në orën 3 të natës. Nuk ia mbylla derën. Pranova të ulem në tryezë për një gjë absurde. Nuk është degë ekzekutivi drejtësia. I thashë sill çdo të dhënë. Isha dakord ta hapte prokurori nga e para procesin. Ky i thotë jo se nuk kishte asnjë të dhënë, i tha jam për revolucion dhe ministri ia mbylli derën. Ne nuk po shkelim një vendim gjykate, kemi mal me narkoeuro. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje duke pasur kjo armatë si mbështetje njëshin e ekzekutivit, Kryeministrin e vendit. E dimë që do të votojnë kundër nesh, u themi që Shqipërinë do ta pastrojmë si herën e parë dhe më shumë.

– Pastrohet duke shkuar në zgjedhje.
Përkundrazi. Krijohet një fasadë. Shqiptarët votonin dhe në diktaturë çdo katër vjet. Pse Xhorxh Bushi e kapi Noriegën? Pikërisht për këtë. Noriega ishte një bashkëpunëtor i shquar i CIA, legalisht kjo. Shkoi në Panama. Kjo është republika e dytë e drogës në histori. Ai krijoi në Panama republikën e parë të drogës, bankën e tij. Gjithë aktivitetin narkoman e kapitalizonte përmes bankës së tij. U detyrua Bushi të çojë marinsat ta kapin. Këtu jemi në këto kushte. Komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet pak kohë të realizojë plotësisht narkorepublikën, por jam i bindur që do ta realizojë. Nuk kam dyshim. Të besosh që Rama dhe Xhafaj do të nxjerrin Shqipërinë nga narkorepublika është njësoj si të shohësh veshët pa pasqyrë.

– Janë kapur laboratorë.
Sepse i ka kapur Prokuroria e Krimeve të Rënda mbi bazën e informacioneve si Xibrakën, por ku janë autorët. Të gjithë i lajmëroi policia. Janë kapur laboratore ndër më modernët të drogës, gjetën vetëm punëtorët. Ka informacione që shkojnë nga Shërbimi, qytetarët. Prokuroria ka një grup policësh gjyqësorë dhe Prokuroria merr informacione, shumicën e rasteve nuk u thotë fare se ku po shkon se dekonspirohet. I Skraparit u dekonspirua.

– Pse nuk e ka bërë kur ishte Tahiri?
Duhet pyetur Prokuroria. Tahiri bënte gjithçka, Xhafaj është i klanit të drogës, por para gjërave që bëjnë mu e ka një lloj presioni ndërkombëtar. Xhafaj ta kapë pak Balilin, pse nuk e arreston Eskobarin? Eskobari rri i lirë, në Sarandë nga një fshat në një tjetër, në qytet kudo. Pse nuk e kap?

Rama i vendosur për të mëvetësuar votën e shqiptarëve

– PS dhe LSI qartazi do të marrin pjesë në zgjedhje. Çfarë do të bëjë PD?
Saktësisht mund të përgjigjet kryetari i saj, por do të vazhdojë betejën për votën e lirë. Shoh që Edi Rama i vendosur me çdo kusht në marrëzinë e tij për të mëvetësuar votën e shqiptarëve. Kam qenë edhe kryetar partie dhe kryeministër dhe e kam pyetur veten 1 mijë herë çfarë do të bëja në vend të Edi Ramës: Nuk do të bëja kurrë atë që po bën!

– A do të iknit ju?
Absolutisht!

– S’e keni bërë as më 97.
Kam pranuar një marrëveshje dhe e kam firmosur pikë për pikë. Së pari, në betejën politike ndodh që fiton një herë, herën tjetër fiton bashkë me kundërshtarin dhe ndonjëherë kundërshtarin e vendos me shpatulla pas muri. Politika është arti i përballimit të vështirësive. Ka një temperaturë të lartë në popull. Shih takimet e tij. U pa bllokimi i rrugëve me një njoftim. Të shohë takimet e tij. Politika ka shqisat, ndjesitë. Sot në Korçë ka mbledhur nga Elbasani deri në Ersekë gjimnazistë. Në Vlorë i mori nga Delvina.

– Kjo është një arsye më shumë që PD të shkojë në zgjedhje.
Gjëja e fundit në botë që mund të mendoja, që të shkoj në zgjedhje të përgjithshme pa opozitën. Kurrë. Zgjedhjet janë për qytetarët. I shtyva zgjedhjet lokale për 3 muaj. Ato çertifikata ishin të sigurta. I shtyva që të mos i jepja kujt asnjë mundësi që Sali Berisha i mori zgjedhjet opozitës. Ata kishin probleme, por raporti thotë një frazë që qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar rezultatin në zgjedhje. Ky është shpërblim për qeverinë.

– Fakti që e kanë pasur këtë shqetësim është alarmant.
Është një frazë për të dëshmuar integritetin e qeverisë.

– Nuk u larguat më 2013-n kur iku LSI-ja?
Nuk bënë mocion. Edi Rama në vend të mocionit krijoi aleancën e qelbësirave që krijuan narkorepublikën. Jo vetëm që nuk tërhiqet, por thotë do të shkojë vetëm. Çka do të thotë se do të shkojë drejt greminës, vendi dhe ai. Në Ujësjellësin e Tiranës sot janë mbledhur firma për të krijuar një parti opozitare.

– Ka edhe zëra që mund të ketë një grup deputetësh të PD-së që mund të hyjnë në zgjedhje. Ai i druheni përçarjes?
Ky është një revolucion për të vendosur votën e lirë. Revolucioni po vazhdon me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

– Ministri i Jashtëm gjerman thotë se protesta i ngjan një preteksti për reformën në drejtësi.
Gabriel u tha gazetarëve se unë dhe Rama jemi socialistë. Ai foli si socialist. Qoftë një zv/kryeministër, qoftë një President mund të bëjnë deklarata që nuk qëndrojnë. Nëse sot ka deklarata që nuk qëndrojnë është ajo se, PD nuk do reformën në drejtësi.

– PD doli nga Parlamenti në momentin kur ngriheshin komisionet e Vettingut.
E vërteta është se Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut. E vërteta është që opozita votoi ligjin e SPAK-ut. A e dini cilat janë deklaratat e Raine Devil? Presione të jashtëzakonshme që t’i jepet drejtësia Edi Ramës, që unë nuk kam pranuar. Deklarata ime shkon përtej Devilit. U tha në Tiranë para një jave se, unë kam pasur presion të jashtëzakonshëm dhe del Sorosi. A ka opozitë në botë që mund të votojë t’i japë drejtësinë qeverisë? Cilido që t’i thotë opozitës se nuk e voton për frikë, është gënjeshtër e Edi Ramës.

– Ngritja e komisionet ad hoc parlamentare është në Kushtetutë. Pse nuk voton PD këtë?
Kushtetuta thotë se persona, të cilët do të aplikojnë, përzgjedhja e tyre do të bëhen në bazë aplikimi të hapur. Në qoftë se më bie ti mua listat e partisë ku unë të zgjedh vetëm partiakë, nuk mund të bëhem komplist. Ka qenë ndërhyrja direkt e Hahn dhe Nuland që zgjidhi bllokimin e çastit të fundit. Pasi dështoi me të gjitha, Fatmir Xhafaj bëri nenin sipas të cilit Maks Haxhia, ne arritëm që jo këta të caktojnë kush do vijë, por pedagogët e juridikut të aplikojnë në sajt, ne arritëm që avokatët të aplikojnë të lirë dhe jo ata që të sjellë Maks Haxhia dhe dekani i Drejtësisë. Të gjithë ata që thonë se opozita nuk voton, mashtrojnë. Edi Rama ka shkelur marrëveshjet dhe në një botë të qytetëruar quhet zuzar. Ai që mban marrëveshjen quhet i qytetëruar.

– Kjo është retorikë politike.
Ia shpjeguam një për një zotit Gabriel që dëgjoi për një orë e 20 minuta, ndonëse pas pilafit.

– Nuk bëri ndonjë deklaratë pas këtij dëgjimi…
Ka një ndryshim po ta lexosh.

PD nuk pranon që Vettingu të përdoret si hanxhar nga Edi Rama

– A ka një problem që PD nuk po i bind dot ndërkombëtarët?
Për sa kohë përsëritet një gënjeshtër, PD do t’i qëndrojë të vërtetës. Vettingun jemi ne që e kemi kërkuar. Është Partia Demokratike, ekspertët e PD-së që e kanë kërkuar tek ndërkombëtarët. PD nuk mund të pranojë që Vettingu të përdoret si hanxhar nga Edi Rama. Asnjë vendi nuk i ka ndodhur t’ia kthejnë dy herë listën e plotë të atyre që ka dërguar Edi Rama. Edi Rama s’ka vetting, ka vetëm xhep dhe interesa personale. Ne do t’i shpjegojmë çdonjërit që do të dijë të vërtetën. Më 21 korrik ky TV ka njoftuar se u arrit konsensusi. Ditën tjetër, PS dhe Edi Rama u tërhoq nga konsensusi sepse ishte ajo tendencë për t’ia dhënë me çdo kusht drejtësinë Edi Ramës dhe për t’i bërë gjëmën një vendi sepse ishte ajo tendencë e Sorosit dhe të majtës që për të majtën në pushtet i duhej shpata e drejtësisë, por këtë nuk mund ta bëjë kurrë.

– Ka një ide që opozita do ta bëjë vetë Vettingun se ndihet e dobët…
Lulzim Basha ka bërë propozimin që të kthejmë ligjet dhe të bëjmë marrëveshjet. Kush po e mban peng për karrigen e tij? Edi Rama.

– Basha i thotë ikni ju si kryeministër dhe Edi Rama thotë unë nuk iki.
Votat e shqiptarëve nuk ishte për të themeluar Republikën e narkotrafikut. Opozita po bën një betejë ta pashembull për votën e shqiptarëve. Për fat të mirë, ekzistojnë procesverbale se si duhet të ishte ligji i Vettingut. Mazhoranca nuk thotë dot se u tërhoq nga konsensusi Lulzim Basha dhe nuk e ka thënë dot kurrë. Është Ilir Meta dëshmitar, është Donald Lu dëshmitar.

– Meta i ka votuar ligjet…
Është në qeveri. Në qoftë se mashtron opozitën se do të bësh konsensus dhe të nesërmen e ke shkelur ke humbur sensin moral. Nuk ka opozitë në botë që mund të votojë për t’i dhënë drejtësinë në dorë. Unë ftoj ministrin gjerman që të thërrasë zotin Devil që të dëgjojë edhe për deklaratat që kam thënë unë kundër tij. Ka një ligj që është sensitiv, ndryshimi i Kushtetutës. E bënë këta dhe e bënë sistemin e drejtësisë me katër shkallë. Unë jam akuzuar nga drejtësia e tyre për krime kundër njerëzimit.

– Shqiptarët duan që drejtësia të mos jetë as e PD-së dhe as e PS-së.
Na mori 12 mandate Fehmi Avdiu dhe raporti ndërkombëtar tha se Shqipëria është vendi i vetëm me sistem 4 shkallë.

–  Mos hyrja në zgjedhje e PD-së a është  vetëvrasje e PD-së?
Mos hyrja e PD-së do të thotë të ketë bllokim të zgjedhje. PD është e vendosur me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje.  PD nuk është e vërtetë që bën këtë betejë për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nëse Rama shkon në zgjedhje do të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi çdo gjë. Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati!

Artikulli paraprakProkuroria, arrestime në polici për trafikun e drogës në Greqi
Artikulli tjetërPërshkallëzohet protesta, shtab koordinues i opozitës për aksionin popullor