Berisha: Avokati ka dorëzuar padinë, kërkoj transparencë dhe dorëzimin e çdo prove

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se, avokati i tij, Jean-Yves Le Borgn  ka depozituar në gjykatën franceze një padi kundër deklaratave të sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli non grata deputetin demokrat dhe familjen e tij.

“Së pari, ju falënderoj që jeni të pranishëm në këtë konferencë, që e kam thirrur për t’ju njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën Koreksionale të Parisit.

Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të më shpallur non-grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët, bazuar tek hakmarrja e Edi Ramës, dhe mikut të tij George Soros, autorizova avokatin që të ngrejë padinë për shpifje.

Javën që kaloi avokati dorëzoi këtë padi pranë kësaj gjykate dhe ju do të merrni dëshminë e dorëzimit.

Sipas avokatit tim kjo padi në gjykatë në shpifje bazohet në precedentët e mëparshëm të ngjarjes , në parimin universal’ imuniteti; nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet shpija në internet dënohet kudo, ku del lajmi, ku ndodh dëmi.

Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do të gjykojë çështjen. I bëj thirrje sekretari të SHBA-ve që në emër të transparencës të dërgojë dokumentin dhe provën që ai apo çdo kush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Betejë për të vërtetën dhe dinjitetin
Artikulli tjetërBerisha: Askush nuk mund të më pengojë të ushtroj misionin që më kanë ngarkuar zgjedhësit