Berisha: Antimitingu i Edvinit në Vlorë, agonia e tij politike, demokratët e Vlorës do t’i tregojnë vendin që meriton!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me fshehjen e Ramës në Vlorë nga frika e protestës ditën e nesërme para Kryeministrisë.
‘Antimitingu me kakistokratë që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!”, shkruan Berisha në statusin e tij ndërsa shpreh bindjen se demokratët e Vlorës do dinë t’i tregojnë atij vendin.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Antimitingu i Edvinit ne Vlore, agonia e tij politike!
Miq, antimitingu me kakistokrate që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!
Demokratët e Vlorës njëlloj si atëherë do dinë t’i tregojnë vendin që meriton mbatharakut që kërkon të shndërrojë qytetin e tyre në bunker të kalbësirave të Kakistokracisë. Nderim demokratëve të Vlorës dhe popullit të saj!

Artikulli paraprakÇfarë pritet nga Konferenca e Sigurisë në Mynih
Artikulli tjetërRama gati të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri