Berati thyen rekordin, 2166 vota më shumë se numri i votuesve!

Në Berat dhe Maliq ka ndodhur çudia.
Numri i votuesve në dy bashkitë rezulton shum herë me i vogël sesa numri i votave të publikuara nga KQZ, edhe pse procesi numërimit nuk ka mbaruar ende.

Bashkia Berat – Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga KQZ në faqen e saj zyrtare http://cec.org.al, deri në orën 19:00, orari i mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja sipas KQZ në Berat ishte 14000.

Por në rezultatet e publikuar sot nga KQZ për numrin e votave është në total 16166 vota.
Ndërkohë që deri në orën 12:31, KQZ në faqen e saj zyrtare raporton se kur kishin mbetur edhe 7 kuti votimi të panumëruara, numri i votave e kishte tejkaluar me 2166 vota numrin e votuesve.

Në total janë 125 kuti sipas KQZ dhe deri tani janë numëruar 118. Kandidati i PS Ervin Demo sipas KQZ, aktualisht ka 14,451 vota, Pavlo Shkarpa 844 vota dhe Plarent Aleksi 871 vota.

Artikulli paraprakIsa Sakja-Topallit: Je bërë barcaletë, ke kapur fundin si qenie politike
Artikulli tjetërMziu falenderon qytetarët për bojkotin që i bënë Ramës: Respekt dhe mirënjohje për qëndresën e gjithësecilit