Befasohet Hamburgu, eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

Hamburgu ishte surpriza e madhe në Kupën e Gjermanisë, duke u mundur 3-1 nga ekipi i kategorisë së 3-të Osnabruck që në fakt e luajti ndeshjen për 75 minuta me 10 vetë në fushë. 8 vjet më parë Osnabruck e kishte eliminuar në mënyrë të ngjashme Hamburgun, por skuadra e Mavrajt këtë herë u mendua se do të kishte një tjetër ecuri, pasi dalja e Apiah me të kuq i dha dhe superioritet numerik ekipit të Bundesligës së parë. Megjithatë, Hamburg në vend që të përfitonte u befasua me Savranin që shënoi golin e epërsisë pas një vendosjeje të gabuar në mbrojtje të miqve.
Në pjesën e dytë Hamburg jo vetëm që nuk reagoi, por u ndëshkua dhe dy herë të tjera, nga Hieder dhe Arslan që vunë në kasafortë kualifikimin për ekipin e kategorisë së 3-të përpara se Hamburg të shkurtonte diferencën me amerikanin Wood në të 73-tën, por pa ndryshuar megjithatë fatin e sfidës me Osnabruck që kaloi më tej Hamburgun që u eliminua që në raundin e parë.

Artikulli paraprakInter kërkon yllin e Unitedit
Artikulli tjetërLatifi drejt Hungarisë, për Skënderbeun 1 milion euro