BE kritikon ashpër Afganistanin për sulmet ndaj gazetarëve

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Afganistan që “të bëjnë çmos” për të mbrojtur gazetarët.
Thirrja vjen pasi një mbikëqyrës i mediave tha se 2016-ta ka qenë “viti më i përgjakshëm në histori” i këtij vendi për gazetarët dhe mediat.
“Liria e mediave është kyçe për secilën demokraci. Media kritike mban qeverinë dhe administratën të përgjegjshme, siguron transparencë në shoqëri dhe u jep afganëve të rëndomtë një zë”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Afganistanin, Franz-Michael Mellbin. Të mërkurën, Komiteti për Sigurinë e Gazetarëve afganë lëshoi një raport, ku thuhet se së paku 13 gazetarë janë vrarë në vitin 2016 dhe se talebanët qëndrojnë prapa së paku dhjetë vdekjeve.
I njëjti mekanizëm tha po ashtu se “qeveria dhe forcat qeveritare janë përgjegjëse për shumicën e incidenteve që përfshijnë rrahje të gazetarëve”. “Është alarmuese se si qeveria vazhdon të jetë përgjegjëse për kaq shumë raste”, tha Mellbin.

Artikulli paraprakPër herë të parë një italian si President i PE
Artikulli tjetërSynimet perandorake të Rusisë