BB: Shqipëria, probleme me aftësinë e punonjësve

Banka Botërore vijon të vërë theksin tek problemi që ka tregu shqiptar sa i përket burimeve njerëzore që ofron. Kjo ndoshta shihet edhe si një dështim që ka arsimi dhe pika ku është vënë fokusi. Ndaj në përmbledhjen e saj të fundit për Shqipërinë dhe projektet që ndjek Banka, publikuar këto ditë, theksohet se sfidë mbetet rritja e cilësisë por edhe rëndësisë që i vihet arsimimit dhe sistemeve të trajnimit. Kjo për të përmirësuar rezultatet për punonjësit aktualë në treg duke siguruar që rezultatet e këtij edukimi të përkthehen në aftësi të nevojshme në tregun punës. “Të dhënat nga anketat e mbajtura në kompani por edhe të lidhura me punësimin tregojnë se afërsisht 3 në 10 biznese raportojnë aftësitë si një kufizimin më të madh dhe të rëndë që pason infrastrukturën dhe korrupsionin” thuhet në raportin e Bankës Botërore. Në këto kushte propozohet se një qasje gjithëpërfshirëse multi¬sektoriale do të jetë e nevojshme për të identifikuar si kufizimet tek kërkesa ashtu edhe oferta. “Banka është e angazhuar në një program analitik për të identifikuar zvillimet dhe punësimin në Shqipëri”, thuhet në dokument.

Artikulli paraprakBalotelin nuk e do askush!
Artikulli tjetërMbi 2200 biznese kanë bërë kërkesë për t’u çregjistruar 4 muajt e fundit