Bashkë me vapën ikën edhe Rama

Përfaqësues të krimit të organizuar vendas dhe atij rajonal gjithnjë dhe më të shqetësuar. Dosje, shantazhe, afera dhe presione, prapaskenat e një pushteti të degraduar që po shkon drejt fundit jo me paqe, por me përballje

Dosja e drogës, Llalla nxjerr bllof sulmin e Ramës

Mediat pranë Ramës kanë nisur ditët e fundit një fushatë sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në lidhje me dosjen e një grupi trafikantësh droge dhe transferimin e Prokurorit Anton Martini. Prej disa ditësh, mediat e majta i referohen disa përgjimeve të bandës së trafikantëve sipas të cilave është bërë një pagesë prej 150 mijë eurosh për transferimin e Prokurorit Anton Martini në Shkodër. Sipas shkrimeve në media, biseda mes trafikantëve u përgjua më 10 dhjetor 2015 dhe kishte në fokus ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini. Në bisedë, Molla deklaronte se kishte paguar 150 mijë euro për transferimin e Martinit nga Tirana në Shkodër. Pohimi i Jurgen Mollës në bisedën e përgjuar nuk është provë dhe deklarata e tij mbetet e pavërtetuar. Megjithatë, sipas mediave, ky përgjim hedh hije dyshimi për procedurën e transferimit të prokurorit dhe një ndikim të mundshëm të krimit të organizuar në këtë vendimmarrje.
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një reagim lidhur me përgjimet ku kreu i një bande të trafikimit të drogës (Jurgen Molla) fliste për një pagesë prej 150 mijë euro për transferimin e një prokurori. Biseda e përgjuar e Jurgen Mollës është e dhjetorit të vitit 2015, kohë kur u bë transferimi i ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda, Anton Martini në Prokurorinë e Shkodrës. Në reagimin e Prokurorisë thuhet se, hetimi për operacionin “Ballkani” është zhvilluar fillimisht nga Martini, i cili më pas u transferua në Shkodër me kërkesë të tij, kërkesë e cila është dorëzuar në shtator 2015. Por theksohet se, prokurori nuk kishte në hetim çështjen për të cilën Molla flet në përgjim.
Por Prokuroria sqaron se hetimet për shtetasit që janë përgjuar nuk janë drejtuar e as zhvilluar nga prokurori Anton Martini. “Në vijim të disa shkrimeve mediatike lidhur me atë që konsiderohet “lëvizje e një prokurori të Prokurorisë për Krime të Rënda për në Prokurorinë e Shkodrës, pasi është paguar nga anëtarë të një grupi kriminal”, Prokuroria e Përgjithshme e vlerëson të sqarojë si vijon: Prokuroria për Krime të Renda ka drejtuar hetimin, e zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me partnerë ndërkombëtarë, gjatë të cilit u zbuluan dhe arrestuan disa persona. Ky hetim është zhvilluar fillimisht nga prokurori Anton Martini, i cili më pas u transferua në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës, me kërkesë të tij. Kërkesa për transferim është dorëzuar në shtator 2015 dhe, në përfundim të procedurave, ai tranasferohet pranë Prokurorisë së Shkodrës, me dekret të Presidentit të Republikës, në Dhjetor 2015” bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme në reagimin e saj.
“Më tej, ky hetim u drejtua nga një prokuror tjetër, i cili finalizoi hetimin e nisur në vitin 2015. Sa i përket personit, për të cilin pretendohet se është paguar një shumë e caktuar parash për “lëvizjen e prokurorit”, Prokuroria e Përgjithshme sqaron se Anton Martini nuk ka qenë prokuror i asaj çështjeje. Hetimi ndaj shtetasit Arben Prendi është drejtuar nga një prokuror tjetër dhe çështja ndaj tij ka përfunduar në Gjykatë disa kohë më parë. Çdo aludim apo pretendim tjetër, mediatik apo publik nuk përputhet me faktet”, sqaron Prokuroria në reagimin e saj. Nga ana e tij, Prokurori Anton Martini i tha BIRN se pretendimi i Prokurorisë së Përgjithshme për transferimin e tij nuk qëndron, pasi ai kishte kandiduar për drejtues i Prokurorisë së Shkodrës dhe nuk kishte dhënë pëlqimin për t’u transferuar si prokuror i thjeshtë.
“Kjo nuk është një procedurë korrekte, sepse unë nuk kisha bërë kërkesë për prokuror të thjeshtë”, tha Martini për BIRN. Anton Martini nuk e apeloi vendimin e Këshillit të Prokurorisë dhe iu bind atij, duke shërbyer prej gjashtë muajsh në Prokurorinë e Shkodrës. “Nuk bëra ankesë, pasi besova se mund ta korrigjojnë vendimin”, i tha ai BIRN. Më 7 korrik 2016, Këshilli i Prokurorisë është mbledhur sërish dhe votoi pro kthimit të Martinit në pozicionin e tij të mëparshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. “Është vendosur rikthimi im në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe tani mbetet në vullnetin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës ta zbatojnë këtë propozim”, tha ai.
Po sipas Prokurorisë, transferimi i Martinit ka qenë me vet dëshirën e tij, ndërsa sqaroi se Martini nuk ka qenë prokuror i çështjes, për të cilën pretendohet se janë paguar para për largimin e tij nga ky hetim. “Së pari, prokurori Anton Martini është transferuar në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës, me kërkesën e tij, administruar pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit, në muajin shtator 2015. Procesi i transferimit të tij përfundoi në dhjetor 2015, pasi u shqyrtua fillimisht nga Këshilli i Prokurorisë; Së dyti, prokurori Anton Martini nuk ka qenë prokuror i çështjes, për të cilën pretendohet se janë paguar para për largimin e tij nga ky hetim; Së treti: Operacioni “Ballkan”, finalizuar pak ditë më parë, është një ndër më të suksesshmit në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Ky hetim është zhvilluar në konspiracion të plotë dhe bashkëpunim efikas, i shoqëruar me arrestimin e thuajse të gjithë personave të përfshirë, ndër ta të dyshuarit si organizatorë, financues dhe transportues të trafikut të lëndës narkotike”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Artikulli paraprakRama takime me dëshmitarët e 80 mijë dollarëve për zhdukjen e gjurmëve
Artikulli tjetërBudalla i mençur, apo i ri i papunë