Basha zbulon batutën e ambasadores amerikane në NATO ku nisi procesi i antarësimit: Keni vetëm gjysmë vote pro, shumica e anëtarëve janë kundër

Gjatë intervistës së tij në Podcastin e sotëm, kreu i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar edhe disa të pathëna nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Basha: Takimi i parë me përfaqësuesen e SHBA-së në Bruksel, ambasadoren e SHBA-së në NATO. Takimi i parë ishte, dita ime e 5 apo e 6 pas betimit si ministër i jashtëm. Sa u ulëm në takim më thotë, po të bëhët sot vota në Këshillin e Atlantikut të Veriut, merrni një gjysmë vote. I thash unë nuk e dija që votat ndaheshin përgjysmë. Nuk ndahen më tha, po e them në mënyrë figurative, vota ime e simpatisë, e mbështetjes, e dëshirës për ta parë Shqipërinë në NATO, po përndryshe të gjithë vendet e tjera nuk i keni pro, sepse keni shumë punë për të bërë. Domethene ishte fjalia e katërt ose e pestë pas prezntimit e drejtëpërdrejtë. Pa u përpjekur fare ta ëmbëlsonte lajmin jo të mirë. Bëhet fjalë për majin e 2007-ës. Kuptohet që ishte një farë ankthi, jo paniku, si me thënë një stimul që kësaj duhet t’i futeni me kokë, sepse samiti i Bukureshtit ishte më pak se një vit nga ky moment, ishte në prill të 2008-ës. Iu futëm punës, me kompleksitetet e veta, me shumë kundërshti, siç më paralajmëruan amerikanët. Por kur po i afroheshim finishit, ndërkohë që kishte akoma përpjekje për të na futur shkopinj nën rota. Njerëz që nuk e donin, Shqipëria nuk është gati. Kroacia është gati, Shqipëria nuk është gati, madje edhe Maqedonia nuk është gati, por Shqipëria nuk është gati. Në këtë moment lidershipi amerikan doli hapur, doli mbi sipërfaqe. E mbaj mend që nga njëra anë “hë se këta shqiptarët s’janë gati, nga ana tjetër e njëjta përfaqësuese e SHBA-së më thoshte, isha me presidentin po shkonim më duket në Afganistan, isha në avionin presidencial Air Force One dhe më pyeti: “si i kam shqiptarët e mi”. “Si i kam shqiptarët e mi”, shumë domethënëse.

Artikulli paraprakProcesi i Shqipërisë në NATO, Basha: Presidenti Bush ka qenë faktori kryesor që mundësoi anëtarësimin
Artikulli tjetërAnëtarësimi në NATO, Basha: PS u pozicionua gabim atëherë, panë interesin partiak. Njoftuan miting ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca