Basha uron LDK dhe LVV: Kosova votoi për ndryshim!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ururar LDK dhe LVV për fitoren në zgjedhjet e të dielës në Kosovë. “Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren”, shkruan Basha në një postim në rrjetin social.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.

Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.

Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakHaradinaj: Dëshmuam se jemi po aq europianë sa çdo vend tjetër në Europë
Artikulli tjetërBaton Haxhiu qan pse humbi partia e Thaçit, ishte betuar se do mbyllë televizionin po nuk fitoi PDK